⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,717 ▲ +1.06% ETH $2,345 ▲ +0.92% XRP $1.3004 ▲ +2.69% SOL $101.7000 ▲ +1.86%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

Prej kohësh Dubai ishte kthyer në strehën e personazheve të botës së krimit, të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Duke shfrytëzuar mungesën e një marrëveshjeje ekstradimi midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, të shumëkërkuarit qëndronin në këtë destinacion të pa prekur nga ligji. Por ky mit ra pas takimeve intensive mes dy shteteve dhe bashkëpunimit të Interpolit.

Paprekshmëria e Dubait u thye në mars të vitit 2024, kur u ekstradua Bruno Çobo, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për mashtrim me call center.

Në vitet 2025–2026 janë ekstraduar 16 persona, kryesisht të kërkuar nga SPAK.

Ekstradimi më i bujshëm nga Dubai në Shqipëri u realizua disa muaj më vonë, në gusht të vitit 2024, kur para drejtësisë shqiptare u vunë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për vrasje. Ndërsa në maj të vitit pasardhës u ekstradua 45-vjeçari nga Elbasani, Florenc Çapja, i akuzuar për vrasje dhe organizatë kriminale.

Nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë ekstraduar edhe persona të njohur të botës së krimit si Armis Stafa, Dashnor Dumani, Denis (Brajoviç) Bajri dhe Durim Bami, i cili mbërriti në Shqipëri më 26 shkurt të këtij viti.

Jetmir Pepa, i kërkuar nga SPAK për grup të strukturuar kriminal dhe trafik droge, është personi i radhës që pritet të ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.