Persona të maskuar sulmojnë të rinj para vendvotimit në Pançevë, njërit i gjakoset fytyra
Një grup burrash të maskuar sulmoi disa të rinj para vendvotimit te Shkolla Bujqësore në Pançevë, duke përdorur sende të ndryshme dhe flakadanë. Policia doli në vendin e ngjarjes, njofton agjencia FENA.
Dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi është shoqëruar me parregullsi dhe incidente, ndërsa një nga më të rëndët është regjistruar në Pançevë. Siç njofton agjencia FENA, një grup burrash të maskuar ka sulmuar disa të rinj para vendvotimit te Shkolla Bujqësore në këtë qytet.
Sipas pamjeve që kanë transmetuar disa media në Serbi, të cilat i citon FENA, të rinjtë janë sulmuar në rrugën para shkollës nga një grup burrash të veshur me të zeza, me kapuçë mbi kokë dhe me maska në fytyrë.
Sulmet janë kryer me sende të ndryshme dhe me flakadanë, ndërsa njërit prej të rinjve gjatë sulmit i është gjakosur fytyra, njofton FENA.
Policia ka dalë në vendin e sulmit. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka njoftim zyrtar për persona të arrestuar apo për gjendjen shëndetësore të të sulmuarve.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.