☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 101.14 ▼1.26%
ARI 4,351 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,575 ▲ +1.12% ETH $2,446 ▲ +1.82% XRP $1.3041 ▲ +1.46% SOL $100.3600 ▲ +3.39%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.14 ▼1.26 % ARI 4,351 ▼0.83 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 101.14 ▼1.26 % ARI 4,351 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Politika

“Duhet reagim i përbashkët”- Dënimi i drejtuesve të UÇK në Hagë, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Kosova s’ka

Dënimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë është diskutuar edhe në Konferencën e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një qëndrim të përbashkët lidhur me vendimin e Hagës.

Bardhi tha se në Komisionin për Politikën e Jashtme është diskutuar më herët për një draft-deklaratë të përbashkët, duke propozuar që kjo çështje të diskutohet edhe në Konferencën e Kryetarëve.

“Për çështjet e brendshme kemi shumë ndasi, por nuk ka asnjë arsye të kemi ndasi për çështjen e Kosovës. Unë propozoj ta diskutojmë këtu këtë qëndrim dhe ju, zoti Kryetar i Kuvendit, në emër të Kuvendit, të mbani një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët”, tha Bardhi.

Sipas tij, deri tani nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga qeveria apo Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të qeverisë, nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Këtë nuk e di pse! Por kjo nuk na pengon që ne të kemi një qëndrim të përbashkët të të gjitha forcave politike për çështjen e Kosovës”, u shpreh ai.

Bardhi theksoi se çështja e Kosovës duhet të trajtohet jashtë ndasive të politikës së brendshme shqiptare, duke shtuar: “Kosova nuk ka nevojë që ne të bëjmë politikë”.

Ditën e djeshme pas shpalljes së vendimit, Bardhi e kishte cilësuar atë si “të pabesueshëm” dhe “të papranueshëm”, duke e përshkruar si një ditë të rëndë për kombin shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.