☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,608 ▲0.39%
DOW 46,649 ▲0.31%
NASDAQ 21,984 ▲0.48%
NAFTA 112.81 ▲1.14%
ARI 4,677 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,684 ▲ +3.51% ETH $2,141 ▲ +3.94% XRP $1.3389 ▲ +2.96% SOL $81.7100 ▲ +2.52%
S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 % S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Duhet të ruante makineritë e TAP, por kapet duke i vjedhur vetë

Ishte punësuar për të ruajtur makineritë e “TAP”, të cilët janë në funksion të projektit të gazsjellësit, por në fakt ka përfunduar duke i vjedhur vetë ato.

Këtë gjë rezulton se e ka bërë një polic privat në Lushnjë, Veli Kumanaku, 23 vjeç, i cili u vu në pranga. Bashkë me të u arrestuar edhe një 26-vjeçar, Ndriçim Beqiri.

Të dy këta persona u kapën duke vjedhur materialet e gazsjellësit TAP.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Imsht të Lushnjës.

Policia sqaron se: “Veli Kumanaku, punonjës i një shoqërie sigurimi me detyrë në ruajtje të makinerive dhe materialeve të Gazsjellësit “TAP” në fshatin Imsht, në orët e para të mëngjesit të datës 28.02.2017, në bashkëpunim me shtetasin Ndriçim Beqiri, kanë vjedhur 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.