Politika
Duma: Rama, asnjë detyrim doganor për pikturat
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk paguan asnjë detyrim doganor për pikturat e tij, teksa shqiptarët burgosen për një kupon.
“Rama nuk deklaron asgjë për pikturat e tij. Edi Rama e ka shpallur veten të paprekshëm, si imuniteti që morri në Parlament duke mos lejuar hetimin e aferrës CEZ. Këto padrejtësi, ky shtet do të marrë fund. Populli është në këmbë. Shteti do të shkulet nga themelet, njësoj si bunkeri. Koha e kësaj qeverie ka mbaruar”, tha Grida Duma, sekretare e marrëdhënies me publikun në PD.