Politika

Duma: Të hënën në 11:00, nis refuzimi masiv i çmimeve të larta, taksave të larta, i mjerimit të shqiptarëve

Në një deklaratë për mediat Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike deklaroi se ditën e hënë në orën 11:00 nis refuzimi masiv i shqiptarëve

Grida_Duma24janarkundër çmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë.

Duma theksoi se, Partia Demokratike është në krah të qytetarëve, është në ballë të protestës së tyre të legjitime.

“Të hënën në orën 11, qytetarët në mbarë vendin nisin aksionin kundër çmimit më të lartë të naftës në rajon e në Europë. Në orën 11:00 drejtuesit e mjeteve në mbarë Shqipërinë do të ndalojnë e fikin makinat për 5 minuta në shenjë proteste, kundër cmimit të lartë të naftës, kundër rrjepjes e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të klientelës korruptive Rama-Meta”, tha Duma.

Duke prezantuar faktet pse protestohet të hënën Duma shtoi:

“Në çdo litër naftë që blejnë, qytetarët paguajnë 1008 lekë taksa për qeverinë.

Cmimi i karburantit sot tek ne është më i larti në rajon e në Europë, ndërkohë që të ardhurat janë 3 herë më të ulëta se mesatarja europiane. Megjithëse Edi Rama i di mirë këto fakte, ai vazhdon të bëjë strucin. Sepse është ai që i ka rritur taksat në mënyrë të përsëritur. Cmimi i naftës, cmimi i energjisë, taksat dhe cmimet e larta, dhuna dhe padrejtësitë qeveritare janë arsyet e krizës ekonomike, varfërisë dhe papunësisë që po përjetojnë sot mijëra shqiptarë. Ndaj e hëna është vetëm hapi i parë i një një proteste mbarëkombëtare kundër cmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë. Partia Demokratike është në krah të qytetarëve, në krah të interesave të tyre të drejta, është në ballë të protestës së tyre të legjitime. Të hënën në orën 11:00 nisim refuzimin masiv të taksave të larta, cmimeve të larta, varfërisë dhe mjerimit të shqiptarëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button