☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Durrës, alarm fals për bombë në gjimnazin “Naim Frashëri”

Një tjetër alarm fals për vendosje eksplozivi në një shkollë ka vënë në lëvizje Policinë e Durrësit dhe specialistët e njësisë antieksploziv.

1426837631naim-frasheriAlarmi u dha mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, para nisjes së procesit mësimor. Me të marrë njoftimin se në derën e shkollës së mesme “Naim Frashëri” ndodhej një pako e dyshimtë me një celular mbi të, forcat lokale të policisë kanë bërë rrethimin e zonës për të mbajtur larg nxënësit dhe mësuesit e saj.

Nga verifikimi i kryer nga specialistët antieksploziv, rezultoi se në pako nuk kishte lëndë plasëse. Brenda kësaj jave ky është alarmi i dytë fals për vendosje bombe në shkollat e mesme të qytetit të Durrësit, ndërsa natën e kaluar një tjetër alarm fals u regjistrua në qytetin e Fushë-Krujës, pas njoftimit për praninë e një çante të dyshimtë të braktisur në rrugë.

Për këto raste policia lokale po punon me intensitet për të zbuluar autorët e ngjarjeve që po cënojnë sigurinë në komunitet përmes akteve që përhapin panik dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.