Durrës, sekuestrohen 700 kg kanabis, 7 të arrestuar
Policia e Durrësit ka zbuluar një laborator të përpunimit dhe paketimit të kanabisit. Në saj të operacionit të koduar “Koordinata” efektivët kundër narkotikëve të policisë së Durrësit kanë sekuestruar një sasi prej 700 kg kanabis sativa.
Laboratori është zbuluar në zonën e ish-Kënetës, ndërsa janë arrestuar në flagrancë shtatë persona. Policia bën të ditur se operacion vijon ende për arrestimin e personave të tjerë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.