☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,705 ▲ +1.5% ETH $2,109 ▲ +1.63% XRP $1.4180 ▲ +1.93% SOL $88.5600 ▲ +1.81%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Durrës: Sot në port, katër anije tregtare dhe shtatë jahte turistike

Gjatë 24 orëve të fundit në kalatat e portit të Durrësit janë ankoruar 4 anije tregtare me mallra dhe 7 jahte turistike, drejtuesit e të cilave pasi kanë marrë shërbimet përkatëse kanë vizituar edhe qytetin-port.

“Smile”, “Rawn Prawn””, “Maya”, “Carpe diem”, Dreaming Swiss”, “Shaula” dhe “Svanetiya” janë emrat kumbues të jahteve me gjatësi të ndryshme dhe me prejardhje nga porte të ndryshme, që kanë zgjedhur të ndalojnë edhe në portin më të madh të vendit tonë. Ndërkohë në kalatat 1, 2, 6 dhe 10 po përpunohen katër anije tregtare me 11.100 ton grurë dhe çimento, si dhe 360 kontejnerë gjithsej.

Nga sektori i dispeçerisë mësohet se që nga fillimi i muajit korrik në kalatat e portit janë ankoruar 18 jahte turistike. Ato janë vendosur kryesisht në kalatat 1, 2, 4, apo 5 të Terminalit perëndimor, që administrohet nga APD.  Sipas specialistëve portualë, kohëqëndrimi i tyre në Durrës zgjat nga 4-5 orë deri në 4-5 ditë.Durres-Jahte Foto Gezim Kabashi (2)

Nga sektori i statistikave mësohet gjithashtu se vitin e kaluar në portin e Durrësit janë bregëzuar edhe 234 jahte turistike, dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të tyre kanë vizituar qytetin antik dhe rrethinat e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.