⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 90.12 ▲2.08%
ARI 4,156 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,920 ▼ -1.52% ETH $2,571 ▼ -1.71% XRP $1.4102 ▼ -4.06% SOL $115.5400 ▼ -2.61%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 90.12 ▲2.08 % ARI 4,156 ▲0.37 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 90.12 ▲2.08 % ARI 4,156 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Opinion

Durrësi zgjedh një kompromis për “Gjergj Kastriotin” dhe vilën romake

Mozaiku i zbuluar në themelet e shkollës “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Foto: Gëzim Kabashi.

Nga: Gëzim Kabashi

Territori i shkollës së mesme, “Gjergj Kastrioti” në Durrës, vazhdon të mbetet i shkretë.

Ekspedita arkeologjike që zbuloi një vilë të periudhës romake me mozaikë, terma dhe afreske nuk funksionoi edhe këtë verë, me shpresën se e gjithë sipërfaqja do të ruhej në dispozicion të gërmimeve.

Por së fundmi, Bashkia e Durrësit ka miratuar projektin e shkollës “Gjergj Kastrioti” dhe po bëhet gati të kontraktojë punimet. Projekti është hartuar nga studioja spanjolle e arkitekturës, Toni Girones dhe parashikon bashkëjetesën e shkollës së ardhshme me zbulimin arkeologjik.

“Projekti i shkollës “Gjergj Kastrioti” është dorëzuar pranë Bashkisë Durrës. Fondi i parashikuar për zbatim është miratuar në buxhetin e Bashkisë, dhe jemi në fazën e procedurës së prokurimit për zbatimin e këtij projekti,”tha Bashkia e Durrësit në përgjigje të një kërkese për informacion.

Bazamenti i shkollës do të vendoset në pjesën jugore të sheshit dhe do të zerë rreth 25 përqind të sipërfaqes së përgjithshme.

Arkitekti Indrit Hamiti, studioja e së cilit po kryen mbështetjen lokale për projektin tha për BIRN se tashmë kanë një panoramë të plotë se çfarë përfaqëson ajo hapësirë.

“Ndërkohë, vazhdojnë kontaktet me arkeologët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore,” tha Hamiti, duke shtuar se përveç pjesës së vilës, e paprekur do të mbetej edhe pjesa tjetër që ka një potencial arkeologjik.

Sipas Hamitit, arkitekti i huaj ka gjetur një zgjidhje të ekuilibruar, duke e vendosur shkollën në mes të sheshit, ndërsa atriumi i katit përdhes me elementë arkeologjikë do të zerë vendin kryesor.

Shkolla “Gjergj Kastrioti” u dëmtua rëndë gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019. Për të shtatin vit radhazi, ajo i ka transferuar nxënësit dhe mësuesit në dy shkolla të tjera.

Arkeologët durrsakë propozuan një vit më parë që në sipërfaqen e lirë nga zbulimi i deritanishëm, të ngrihej një muze alternativ, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë godinën e rektoratit të UAMD në rrugën e Currilave si një mundësi për vendosjen e shkollës së ardhshme.

Profesor Luan Përzhita, drejtues i ekspeditës është në merak për të ardhmen e zbulimit arkeologjik.

“Do të jetë problematike nëse fillojnë shirat,” tha Përzhita.

“Të shpresojmë se nuk do të kemi dëmtime, por kjo do të kuptohet kur ta rihapim vilën e mbuluar prej kohësh,” shtoi ai.

Ai theksoi se nuk ishte njohur ende me specifikimet në tender përsa i përket fushës së arkeologjisë.

Shkolla do të ketë dy hyrje, njëra prej të cilave do ti shërbejë turistëve. Ajo do të lidhë Muzeun Arkeologjik të Durrësit me zbulimin e fundit pranë shkollës, duke u kthyer në një itinerar arkeologjik të ri për qytetin bregdetar.

Arkitekti Indrit Hamiti vlerëson se shtigjet e dikurshme kanë nevojë të rijetëzohen dhe mund t’i shërbejnë më së miri lëvizjes së turistëve, edhe në drejtim të amfiteatrit dhe kishës së Shën Gjergjit në Kodër- Vilë.

Arkitekti flet më pas për kohën që do të kërkojë zhvillimi i këtij kompleksi.

“Gërmimi arkeologjik dhe muzealizimi i tij do të kërkojnë një kohë më të gjatë. Në opinionin tim, shkolla do të ketë proces më të shpejtë ndërtimi, pa harruar se kështu rikuperojmë një pasuri…,” përfundoi Hamiti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.