☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.21%
DOW 51,167 ▼0.69%
NASDAQ 27,541 ▼0.21%
NAFTA 89.03 ▼0.46%
ARI 4,131 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,392 ▼ -2.58% ETH $2,570 ▼ -4.49% XRP $1.4208 ▼ -5.44% SOL $115.8000 ▼ -4.18%
S&P 500 7,802 ▼0.21 % DOW 51,167 ▼0.69 % NASDAQ 27,541 ▼0.21 % NAFTA 89.03 ▼0.46 % ARI 4,131 ▼1.35 % S&P 500 7,802 ▼0.21 % DOW 51,167 ▼0.69 % NASDAQ 27,541 ▼0.21 % NAFTA 89.03 ▼0.46 % ARI 4,131 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Opinion

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

Buxhetit 2027 parashikohet të prodhojnë më shumë mirëqenie, më shumë punësim, më shumë produktivitet, më shumë investime dhe më shumë siguri për qytetarët

Nga Fatos Çoçoli

Buxheti i shtetit për vitin 2027 parashikohet të kalojë për herë të parë nivelin e 10 miliardë eurove. Ky është një zhvillim me rëndësi të veçantë për ekonominë tonë. Përtej madhësisë, ky buxhet tregon zgjerimin e kapacitetit financiar të shtetit tonë dhe mundësinë për të financuar më shumë politika sociale, investime publike dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Qeveria ka nisur diskutimin e buxhetit të vitit 2027, duke vendosur në fokus disa prej prioriteteve kryesore të vendit: mbështetjen e shtresave në nevojë, bujqësinë dhe shëndetësinë, ndërkohë që mbrojtja do të vijojë të financohet në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në NATO.

Një buxhet mbi 10 miliardë euro tregon rritjen e kapacitetit financiar të ekonomisë

Kalimi i buxhetit të shtetit mbi 10 miliardë euro përbën një tjetër etapë në rritjen e përmasës së financave publike shqiptare. Por rëndësi nuk ka vetëm shifra.

Ajo që ka më shumë rëndësi është se si do të përdoret çdo euro e mbledhur nga qytetarët dhe bizneset. Një buxhet më i madh duhet të përkthehet në shërbime publike më të mira, investime më produktive, mbështetje më të targetuar sociale, arsim publik dhe shëndetësi publike më cilësore, infrastrukturë më moderne, bujqësi më konkurruese, siguri më të madhe dhe më shumë mundësi ekonomike.

Sfida e vitit të ardhshëm nuk do të jetë vetëm të menaxhohet një buxhet më i madh, por të sigurohet efektiviteti i shpenzimeve publike.

Mbështetja sociale- investim në kapitalin njerëzor

Një prej komponentëve më të rëndësishëm të buxhetit të ri pritet të jetë forcimi i mbështetjes për shtresat në nevojë. Parashikohet dyfishimi i pagesave për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre.

Kjo ka rëndësi të dyfishtë. Nga njëra anë, rritet mbështetja financiare për familjet që kanë shpenzime dhe përgjegjësi të veçanta. Nga ana tjetër, njohja e kontributeve të kujdestarëve e trajton kujdesin familjar si një aktivitet me vlerë sociale dhe ekonomike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për familjet që detyrohen të kufizojnë punësimin e njërit prej anëtarëve, për shkak të nevojave të fëmijës.

Nga ana tjetër, bonusi mujor i bebeve mund të jetë një instrument i politikës demografike. Nga viti 2027, qeveria parashikon që bonusi i bebeve të aplikohet në formën e një pagese mujore. Kjo është një politikë që duhet parë edhe në kontekstin e sfidës demografike të Shqipërisë.

Vendi po përballet me ulje të ndjeshme të lindshmërisë, me plakjen e shpejtë të popullsisë(jemi vendi i katërt në Evropë për plakjen e shpejtë, pas Maltës, Spanjës dhe Italisë, me emigrim të fortë të të rinjve, zvogëlim të fuqisë punëtore dhe boshatisje të disa zonave të vendit.

Prandaj dhe çdo politikë që ul kostot e rritjes së fëmijëve mund të ketë rëndësi ekonomike afatgjatë. Mbështetja financiare duhet të shoqërohet edhe me politika të tjera: çerdhe dhe kopshte, strehim, arsim cilësor, shërbime shëndetësore dhe politika që ndihmojnë prindërit të kombinojnë punën me familjen.

Përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat për shtresat në nevojë

Një tjetër komponent i rëndësishëm është përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat personale për shtresat në nevojë. Kjo mund të rrisë të ardhurat e disponueshme të familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Efekti ekonomik është i drejtpërdrejtë: më shumë të ardhura të disponueshme, më shumë konsum bazë dhe më shumë qarkullim në ekonomi. Sfida qëndron që një politikë e tillë të jetë e targetuar, në mënyrë që përfitimi të shkojë kryesisht tek familjet që kanë nevojë reale për të.

Bujqësia mbetet një sektor strategjik

Bujqësia do të jetë një prej prioriteteve të rëndësishme të buxhetit 2027. Ajo gjithnjë është e nënfinancuar.

Skema e mbështetjes direkte për fermerët parashikohet të rritet në masën 5.3 miliardë lekë, ose mbi 58 milionë euro. Edhe pse ky është një investim i rëndësishëm në një sektor që ka peshë ekonomike, sociale dhe territoriale, bujqësia nuk duhet parë vetëm si një sektor prodhimi.

Ajo lidhet me punësimin rural, frenimin e emigrimit, zhvillimin e zonave periferike, sigurinë ushqimore, eksportet, agro-përpunimin dhe turizmin rural.

Sa më konkurruese të bëhet bujqësia, aq më shumë mundësi krijohen për të mbajtur popullsinë në zonat rurale.

Vazhdimi gjatë vitit 2027 i programit të kompensimit të TVSH-së për fermerët është një tjetër instrument i rëndësishëm.

Nëse zbatohet në mënyrë eficiente dhe transparente, kompensimi mund të ndihmojë në formalizimin e aktivitetit bujqësor dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet fermerëve, grumbulluesve dhe industrisë së përpunimit.

Objektivi duhet të jetë që mbështetja publike të mos shërbejë vetëm për të kompensuar kostot, por të rrisë prodhimin, produktivitetin, cilësinë dhe eksportet.

Mbrojtja si pjesë e detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë

Shqipëria parashikohet të përmbushë angazhimin prej 2.35% të PBB-së për mbrojtjen. Ky financim duhet parë në dy dimensione.

Së pari, si përmbushje e angazhimeve të vendit ndaj NATO-s.

Së dyti, si një mundësi për modernizimin e kapaciteteve të Forcave tona të Armatosura dhe zhvillimin e industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, që mund të hapë vende të reja pune.

Nëse një pjesë e shpenzimeve orientohen drejt teknologjisë, inovacionit, trajnimit dhe industrisë vendase, shpenzimet e mbrojtjes mund të krijojnë efekte të mira ekonomike.

Nëse financimi social ndihmon familjet, bujqësia krijon ekonomi në zonat rurale, shëndetësia përmirëson cilësinë e jetës, investimet rrisin produktivitetin dhe shpenzimet e mbrojtjes forcojnë sigurinë, atëherë buxheti 2027 mund të shndërrohet në një instrument të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Vetëm atëhere të 10 miliardë eurot e buxhetit 2027 do të prodhojnë më shumë mirëqenie, më shumë punësim, më shumë produktivitet, më shumë investime dhe më shumë siguri për qytetarët

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.