☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼0.34%
DOW 52,334 ▼0.27%
NASDAQ 26,211 ▼1.28%
NAFTA 101.13 ▼1.61%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,416 ▼ -0.12% ETH $2,328 ▲ +0.02% XRP $1.2916 ▼ -1.49% SOL $100.7700 ▲ +0.22%
S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të BE-së, Kurti pret ambasadorin Almqvist – kërkon statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi, Kurti e cilësoi Irlandën si shtet mik dhe partner të rëndësishëm të Kosovës, ndërsa theksoi se statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time ambasadorin jo-rezident, Ragnar Almqvist.

Irlanda është shtet mik dhe partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it.

Republika e Kosovës është demokracia më e avancuar në rajon, ka mesataren më të lartë të rritjes ekonomike dhe, krahas mbështetjes së lartë qytetare për BE-në, është plotësisht e linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.