Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,806 ▼ -2.27% ETH $2,083 ▼ -3.07% XRP $1.3939 ▼ -3.1% SOL $87.4000 ▼ -2.47%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Dy ndeshje pa shënuar gol, Muriqi vjen shumë i uritur te Kosova

Pasi shkëlqeu me dy gola në ndeshjen e Mallorcas ndaj Osasunas, më 7 mars, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka realizuar në dy paraqitjet e fundit në La Liga. Në fitoren 2:1 ndaj Espanyolit, më 15 mars, u vlerësua për paraqitjen, ndonëse nuk realizoi. Ndërkohë kishte notë të zbehtë të shtunën, në humbjen 2:1 ndaj Elches.

Vlerësimi është i lidhur edhe me humbjen e penalltisë në minutën e 92-të. Ylli i Kosovës e mori përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë, por topi shkoi mbi shtyllë. Dhe Mallorca humbi ndeshje të rëndësishëm në garën për të mbetur në elitën spanjolle.

Dëshpërimi mund të jetë i madh te 31-vjeçari para grumbullimit me Kosovën. Por në të njëjtën kohë edhe uria për të shënuar gol në ndeshjen më të rëndësishëm të “Dardanëve” deri më tani, në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.

Kosova të enjten luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë, ndërsa Muriqi pritet ta udhëheqë sulmin e po ashtu ta mbajë shiritin e kapitenit në mungesë të kapitenit të parë, Amir Rrahmani.

Muriqi ka shprehur keqardhje për penalltinë e humbur.

“Kemi pasur shansin për të barazuar ndeshjen në fund me penalltinë që gjuajta. Por bëra goditje të tmerrshme. Ndihem keq për të gjithë tifozët që erdhën këtu. Do të doja që t’iu jepja atyre një pikë. Ky është futbolli dhe unë do të vazhdoj të sjell gëzim për tifozët tanë”, ka thënë Muriqi, shkruan faqja zyrtare e Mallorcas.

Ai megjithatë ka ruajtur optimizmin.

“Jam i lumtur me gjithë skuadrën. Duhet të vazhdojmnë të luftojmë, të marrim më shumë pikë”, ka shtuar sulmuesi i fuqishëm.

Pas xhiros së 29-të, Mallorca është në vendin e 18-të me 28 pikë. Kjo pozitë dërgon në fund në kategorinë e dytë. Skuadrën e Muriqit e pret luftë e fortë deri në fund të kampionatit. Orar i vështirë po ashtu.

Por tani fokusi i Muriqit do të jetë te paraqitja me Kosovën. Të gjithë presin shumë prej Muriqit në ndeshjen vendimtare të së enjtes. Me 32 gola në 66 ndeshje ai është bindshëm realizatori më i mirë “dardan”.

Ai po ashtu është në edicionin bindshëm më të mirë në karrierë. Në La Liga i ka plot 18 gola e një asistim në 28 paraqitje.

“Muri është lojtar super i rëndësishëm, nuk kemi dyshime lidhur me të. Duhet ta mbështesim atë që gjuan penalltinë dhe gabon. Tani ai do të largohet me ekipin kombëtar, por do të kthehet i uritur për të ndryshuar gjërat. Futbolli ka të bëjë me emocionet dhe dramën. Është në rregull, do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë trajneri i Mallorcas, Martin Demichelis.

Muriqi është i kënaqur po ashtu me trajnerin e ri.

“Ka tri ndeshje që po luajmë futboll të mirë, futboll të vërtetë, jo si përpara. Më herët jemi mbrojtur vazhdimisht dhe kemi kërkuar topin. Por me trajnerin e ri kemi ndryshuar shumë gjëra”, ka thënë Muriqi për “DAZN”. Ai ka vlerësuar se nuk është dashur ta humbë penalltinë.

“Këto gjëra ndodhin, por në këtë fazë, kur jetët tona janë në rrezik, një lojtar si unë me kaq shumë përvojë, është dashur ta shndërroj në gol”.

Muriqin e ka lavdëruar edhe trajneri i Elches, Eder Sarabia, duke thënë se “ishim me fat që një lojtar kaq i mirë dhe i sigurt e humbi penalltinë”.

Lojtari i mirë dhe i sigurt tani do ta udhëheqë Kosovën në ndeshjen historike. Dhe shpresat janë të mëdha që ai me bashkëlojtarë do të bëjnë të lumtur miliona shqiptarë./KOHA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.