☁️
Tiranë 11°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,574 ▲1.03%
DOW 46,180 ▲1.32%
NASDAQ 21,880 ▲1.07%
NAFTA 89.80 ▼8.58%
ARI 4,407 ▼3.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,543 ▲ +2.5% ETH $2,132 ▲ +2.41% XRP $1.4297 ▲ +2.58% SOL $89.9800 ▲ +2.95%
S&P 500 6,574 ▲1.03 % DOW 46,180 ▲1.32 % NASDAQ 21,880 ▲1.07 % NAFTA 89.80 ▼8.58 % ARI 4,407 ▼3.67 % S&P 500 6,574 ▲1.03 % DOW 46,180 ▲1.32 % NASDAQ 21,880 ▲1.07 % NAFTA 89.80 ▼8.58 % ARI 4,407 ▼3.67 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Amerika

Dy pilotë humbin jetën pas përplasjes së avionit me mjetin zjarrfikës në aeroportin La Guardia

Piloti dhe bashkëpiloti i një avioni rajonal të “Air Canada Express” humbën jetën pasi avioni u përplas me një mjet zjarrfikës në pistën e aeroportit “LaGuardia” në Nju Jork, sipas Reuters.

Në incident mbetën të plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë.

Avioni, një model “CRJ-900” i operuar nga kompania “Jazz Aviation”, po mbërrinte nga MontrealI dhe kishte në bord rreth 72 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.

Përplasja ndodhi me një shpejtësi rreth 24 milje në orë (39 km/h), ndërsa mjeti zjarrfikës ishte duke iu përgjigjur një incidenti tjetër në aeroport.

Burime të medieve raportojnë se në mjet ndodheshin oficerë policie, disa prej të cilëve pësuan lëndime, por janë në gjendje të qëndrueshme.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të avionit. Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të menaxhuar situatën.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se aeroporti LaGuardia do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 me orën lokale, ndërsa disa fluturime janë devijuar drejt aeroporteve të tjera në zonën e Nju Jorkut. /Ad.Ab./

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.