Dy të armatosur sulmojnë selinë e partisë së Erdoganit (Video)
Dy persona të armatosur, të cilët hynë në selinë e partisë së Erdoganit, u arrestuan. Autorët hynë të armatosur brenda zyrës së partisë që është në pushtet AKP, në Stamboll të Turqisë.
Incidenti ndodhi vetëm një ditë pas një sulmi me armë që përfundoi në tragjedia nga partia e ekstremit të majtë, në një gjykatë.
Nga fotot dhe videot e publikuar nga media RT, shfaqet një person i cili ka thyer xhamat e dy dritareve të katit të fundit të ndërtesës 7-katëshe, e cila është okupuar nga AKP dhe ka varur një flamur turk jashtë saj.
Në momentin kur ndodhi ngjarja nuk dihej sesa persona ndodheshin në banesë. Dy të armatosurit urdhëruan njerëzit të dilnin jashtë ndërtesës, duke drejtuar një pjesë prej tyre nga dritarja. Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar.