Dy të mitura arrestohen në Qendër të Shkupit, keqtrajtuan dhe filmuan një tjetër të mitur
Policia e Shkupit privoi nga liria dy të mitura, të cilat dyshohet se ndaluan një tjetër të mitur në Qendër, e sulmuan fizikisht, i morën sende personale dhe para dhe e filmuan me telefon.
Dy të mitura nga Shkupi janë privuar nga liria nga policia, pasi dyshohet se kanë keqtrajtuar një tjetër të mitur në rajonin e Qendrës, siç njofton Telma.
Sipas raportimit të Telma-s, policët e SVR Shkup i kanë ndaluar të miturat mbrëmë në orën 19:50 në rajonin e Qendrës, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm.
Sipas denoncimit, rreth orës 18:10 të miturat e kishin ndaluar viktimën, ku njëra prej tyre e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa tjetra i kishte marrë sende personale dhe para dhe e kishte filmuar me telefon celular.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse, njofton Telma.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.