⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,020 ▼2.17%
DOW 48,752 ▼0.7%
NASDAQ 23,023 ▼3.58%
NAFTA 82.59 ▲0.18%
ARI 3,528 ▼4.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,144 ▼ -6.07% ETH $1,639 ▼ -7.9% XRP $0.9106 ▼ -6.3% SOL $69.4200 ▼ -6.38%
S&P 500 7,020 ▼2.17 % DOW 48,752 ▼0.7 % NASDAQ 23,023 ▼3.58 % NAFTA 82.59 ▲0.18 % ARI 3,528 ▼4.27 % S&P 500 7,020 ▼2.17 % DOW 48,752 ▼0.7 % NASDAQ 23,023 ▼3.58 % NAFTA 82.59 ▲0.18 % ARI 3,528 ▼4.27 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Politika

Peleshi flet nga Korça: Meritokracia në administratë mbetet sfidë, të jetë e denjë për në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar nga Korça lidhur me çështjen e meritokracisë në administratën publike dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Ai është ndalur te sfidat institucionale, funksionimi i Kuvendit dhe afatet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Teksa u pyet për deklaratat e Spiropalit se në PS nuk bëhen diskutime dhe nuk bëhen zgjedhje, Peleshi u shpreh se nuk mund të komentojë “fjalë pas fjale askënd”

“Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd, por mund të marr vetëm subjektin e asaj që u parashtrua dhe që ka lidhje me meritokracinë, për të cilën, pa hezituar dhe pa e fshehur, do të thosha që ngelet një sfidë.

Nuk mund të themi që ja kemi dalë 100% për të patur një administratë totalisht meritokratike, ashtu si kundër duhet thënë që janë bërë hapa të guximshëm dhe të mëdhenj për të depolitizuar, për të hequr duart 100% nga disa sektorë shumë të rëndësishëm dhe shumë delikatë, siç është për shembull arsimi.

Ju e dini që portali tashmë ka fituar reputacionin si një proces i pakontestueshëm, i besueshëm për përzgjedhjen e mësuesve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sektorë të tjerë, siç është policia e shtetit, diplomacia, mjekësia, portali i infermierëve, i mjekëve”, u shpreh Peleshi në një prononcim për gazetarët në Korçë.

Ai theksoi se ky proces mbetet një sfidë, por nënvizoi se janë bërë hapa të rëndësishëm për një administratë “europiane të denjë për një Shqipëri në Bashkimin Europian.”

“Do të thosha që na ngelet si sfidë, siç kemi bërë me këto sektorë, duhet ta shtrijmë në të gjithë administratën publike, ndaj sot kemi një ministri të re për administratën publike, pikërisht sepse ekzistojnë sfida të tilla, një ministri të re me një ministre të re me shumë eksperiencë dhe me shumë talent për ta drejtuar epokën e re, do të thosha unë, të administratës europiane të denjë për një Shqipëri në Bashkimin Europian. Nuk mund të komentoj thënie apo cilësime të kujtdo, sepse këtu janë për mendimet e mia, jo për mendimet e të tjerëve”, nënvizoi Peleshi.

Si shembuj të këtyre mekanizmave, Peleshi përmendi portalin për përzgjedhjen e mësuesve, të cilin e cilësoi si “një proces i pakontestueshëm, i besueshëm”, si dhe qasjen e ndjekur në policinë e shtetit, diplomaci dhe shëndetësi, përfshirë portalet e mjekëve dhe infermierëve. Sipas tij, kjo sfidë duhet të shtrihet në të gjithë administratën publike, arsye për të cilën është ngritur edhe ministria e re për administratën publike, me një ministre me eksperiencë dhe talent “për ta drejtuar epokën e re të administratës europiane të denjë për një Shqipëri në Bashkimin Europian.”

Lidhur me vlerësimin e Komisionit Europian për efektivitetin e pjesshëm të Kuvendit, polarizimin politik, dialogun mazhorancë-opozitë dhe kontrollin parlamentar, Peleshi pranoi se polarizimi është një problem i vazhdueshëm dhe i dyanshëm, i cili accentuhet në periudha parazgjedhore dhe kur zhvillohen protesta jashtë sallës së Kuvendit.

“Polarizimi është e vërtetë që është një problem për politikën shqiptare, kështu ka qenë gjithmonë. Mbase në këtë fazë ku jemi tani, edhe për shkak të zhvillimeve të tjera jashtë parlamentit, duhet ta pranojmë, temperatura e politikës është rritur,” tha ai, duke shtuar se “është normale që opozita në parlament të përpiqet të sillet në mënyrë më opozitare për të qenë kompatibël edhe me protestën që është jashtë parlamentit.”

Peleshi veçoi si kritikë të drejtë të progresraportit kalimin e debateve në rrafsh personal, duke përfshirë emra deputetësh apo familjarësh të tyre.

“Ne kemi një gjë për të cilën ka të drejtë progresraporti dhe për të cilën duhet të skuqemi të gjithë. Në parlamentin shqiptar, ndryshe nga shumë parlamente që unë kam vizituar, politika bëhet personale. Përmenden emra, emra familjarësh, të drejtpërdrejtë të deputetëve, por dhe të familjarëve e të afërmve të tyre. Kjo gjë duhet të marrë fund, por nuk mjafton me një urdhër nga lart apo nga poshtë, kërkon kohën e vet të emancipimit dhe të maturimit”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Ai e cilësoi dokumentin e Brukselit si një udhërrëfyes konkret për përmirësim institucional.

“Patjetër ka shumë të vërteta, gjithçka është e vërtetë te ato që konstaton progresraporti. Nuk duhet të lexojmë vetëm të mirat, duhet të lexojmë dhe kritikat dhe t’i kthejmë në material pune”, tha më tej Peleshi.

Për sa i përket kontrollit parlamentar, Peleshi vuri në dukje se në këtë legjislaturë është ngritur komisioni i nismave qytetare dhe i mbikëqyrjes institucionale, i cili, sipas tij, “adreson pikërisht këtë nevojë për ta bërë parlamentin më të shëndetshëm në kuptimin e ushtrimit të funksionit të kontrollit parlamentar, që është një nga tre funksionet kryesore të tij”, ndonëse pranoi se “ka vend për të bërë më mirë.”

Përtej vërejtjeve dhe kritikave, Peleshi vlerësoi se progresraporti përmban një zhvillim të rëndësishëm për vendin, me rekomandimin drejtuar Komisionit Europian për të nisur përgatitjen e traktatit të anëtarësimit.

“Përtej kritikave, vërejtjeve, fjalëve të mira, inkurajimeve, qëndron një fjali shumë pozitive për të gjithë shqiptarët, që e tejkalon rëndësinë sa i përket një qeverie apo një mandati: fjalia ku i rekomandohet Komisionit të fillojë të shkruajë traktatin e anëtarësimit. Kjo është faza finale e projektit më historik të Shqipërisë, që është integrimi europian,” u shpreh ai.

Sipas kreut të Kuvendit, Shqipëria synon të përmbyllë teknikisht negociatat brenda dy viteve të ardhshme, përpara se vendimmarrja të kalojë te shtetet anëtare.

“Viti që po vjen është viti ku ne mbyllim teknikisht kapitujt. Pra, në fund të 2027-ës detyrat e shtëpisë, siç e kemi thënë gjithmonë, për Shqipërinë përfundojnë. Dhe të gjithë bashkë duhet të shkojmë në dyert e të gjithë parlamenteve të Europës për atë që është faza politike, që nuk varet shumë nga ne, por varet nga dinamikat e brendshme të shteteve dhe të parlamenteve,” deklaroi Peleshi, ndërsa paralajmëroi se kjo fazë “nuk është e thjeshtë sepse po fryjnë erëra të ekstremeve majtas dhe djathtas nëpër Europë”, duke nënvizuar se përparësia e menjëhershme mbetet mbyllja me sukses e kapitujve.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.