⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, Rama: Shteti do të paguajë sigurimet për kujdestarët

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se është dyfishuar mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, ndërsa një masë e re parashikon mbështetje edhe për kujdestarët e tyre.

Gjatë një vizite në Qendrën Sociale “Jonathan”, Rama u shpreh se masa e re prek rreth 11 mijë fëmijë dhe të rinj, ndërsa theksoi se kujdestarët, veçanërisht nënat që përkushtohen ndaj fëmijëve me aftësi të veçanta, do të përfitojnë mbulim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga buxheti i shtetit.

“Nuk është asnjëherë mjaft, por është bërë e pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot e jetesës. Nuk janë pak, janë 11 mijë fëmijë dhe të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë. Kemi marrë edhe një masë tjetër të rëndësishme për kujdestarët, sepse një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur të shkojë rregullisht në punë. Vendosëm që buxheti i shtetit t’ua paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të gjitha nënave dhe të gjithë kujdestarëve, njësoj sikur të ishin në punë. I them këto sepse është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se ne nuk jemi të pavëmendshëm ndaj kërkesave që vijnë nga grupet shoqërore. Sot kemi një sistem shumë të besueshëm të mbrojtjes shoqërore, sepse është më funksional dhe më i shpejtë”, tha Rama.”

Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026–2030, i miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikon, krahas dyfishimit të pagesës, edhe më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim, si dhe mbështetje më të madhe për jetesë të pavarur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.