Dyshim për pajisje përgjuese, ndalohet në Rinas një shtetas grek
Një tjetër shtetas i huaj dyshohet të ketë hyrë në Shqipëri me një pajisje që mund të shërbejë për përgjim të paligjshëm. Personi i cili ka shtetësi greke, është ndaluar nga policia në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, dhe është shoqëruar në Policinë e Tiranës.
Pajisja që mbante me vete greku Iraklis Dragunis, me profesion Inxhinier ndërtimi, është sekuestruar nga prokurorët dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve.
Pak kohë më parë një shtetas izraelit u ndalua nga policia në Tiranas me dyshimin se pajisja që ai kishte mund të kryente shërbime të paligjshme, por pas hetimeve rezultoi se ai ishte kontraktuar nga deputeti Tom Doshi për të zbuluar nëse në bizneset e tij i ishin vendosur pajisje përgjuese. Pra, pajisja e izraelitit nuk bënte përgjim por zbulonte prezencën e përgjuesve