Maqedonia

Dyshimet e komandant Hoxhës për Lëvizjen BESA

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha thotë se Lëvizja BESA nuk duhet të bashkëpunoj me fraksionin e BDI-së të quajtur Uniteti.

“Nëse na del që BESA bashkëpunon me subjektin e ri të quajtur “Uniteti”, që janë personat më besnik dhe servil të Ali Ahmeti ngjallen dyshimet se Kasami me subjektin e tij është i lidhur fortë me BDI-në”, deklaroi Hoxha.

Ai habitet se përse Lëvizja BESA nuk shprehet e gatshme të bashkëpunoj me LR-PDSH dhe RDK-në.
“Edhe një fakt po më habit. Pse besa vetëm lëshon deklarata në media se gjoja po tenton të bashkëpunoj me Selën dhe Memetin, e nuk takohet me ta për të gjetur një gjuhë të përbashkët, që sa më shpejtë të bashkohet dhe forcohet opozita e bashkuar shqiptare në Maqedoni. ”, shprehet Hoxha, njofton INA

Sipas tij, Zijadin Sela dhe Kasami duhet të punojnë që të jenë kredibil para elektoratit shqiptar, meqë ai vlerëson se të dy ata kanë qenë anëtarë të partive politike si BDI-PDSH, të cilët janë shkaktarë për shumë projekte antishqiptare.

“Kohëve të fundit Sela kanë bërë një hap shumë të madh që është bashkuar me RDK-në. Këtu vërehet sinqeriteti i tij në luftën politike kundër BDI-së dhe PDSH-së. Kurse Kasami me Besën e tij po vërehet së paku deri tani se janë të interesuar të garojnë vetë në këto zgjedhje pa marrë parasysh numrin e deputetëve që do të fitojnë. Qëllimi i tyre si duket është të futen në koalicion me cilëndo parti të shumicës për ta luajtur të njëjtin rol persona si partitë tona të mëparshme. Inshallah ky mendim i imi nuk del i saktë për Besën dhe shpresojnë që ky subjektë të na befasoj për të mirë”, thekson Hoxha.

Ai kritikon edhe nismëtarët e lëvizjes së re Uniteti“Këta servilet e Ali Ametit, Ozdreni,Adilovski.Dehari e tjeret të cilët gjoja nuk janë dakord me deshtimet e BDI-së, le të dalin në publik një nga një ti denoncojnë tradhëtinat që i kanë bër BDI deri tani, me emër dhe mbiemër. Ta shofim a po kanë guxim ti kritikojn ish shokët e tyre, në të kundërtën pallavra do të na sheshin deri sa te fitojnë naj post deputeti dhe të forcojn prap Ali Ahmetin, për ti dëmtuar edhe me tej shqiptaret.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button