⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,749 ▲ +0.74% ETH $1,715 ▲ +1.76% XRP $0.9292 ▼ -0.73% SOL $70.4000 ▼ -0.54%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Kosova

Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri

Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të gërmojnë edhe në së paku katër lokacione tjera, prej tyre disa për herë të parë. Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni për Persona të Zhdukur, teksa ka konfirmuar se do të ketë gërmime në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut.

Pavarësisht informacioneve që i patën, në tentativën e parë për shkak të kushteve të terrenit, gërmimet u mbyllen pa ndonjë rezultat.

Por, kur u kthyen gjashtë ditë më pas, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se në Brod të Shtërpcës u gjetën mbetjet mortore të një personi.

Ndonëse aty gërmimet kanë përfunduar, ky s’do të jetë lokacioni i fundit ku dyshohet se ka mbetje eshtërore nga lufta e fundit.

“Pa shmangshëm po e them se i është kushtuar vëmendje fshatrave në Jabukë e Kalludër të Zubin Potokut e më pas edhe gërmimet gjatë kësaj jave i kemi diku edhe 3-4 lokacione ndoshta edhe më shumë lokacione që do të jenë pjesë e agjendës varësish nga kushtet e motit por edhe nga informatat që jemi duke i trajtuar”, ka deklaruar Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Për gati një muaj gërmime pati edhe në fshatrat Kalludër e Jabukë të Zubin Potokut.

Por a do të kthehen ekipet sërish në veri?

“një nga lokacionet që potencialisht do ta kemi në agjendë është lokacioni i varrezave të qytetit të Mitrovicës së Veriut pra varrezat e besimtarëve mysliman përkundër gërmimeve ky lokacion por edhe të tilla si varrezat në Arbëri, Prizren e Gjakovë janë lokacione ku ka potencial për mbetje”, ka theksuar Gara.

Ndërkohë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk kanë kthyer përgjigje për rezultatet e ADN-së, të cilat u dërguan për ekzaminime para gati dy muajsh, nga varrezat masive në dy lokacionet në veri.

Siç merr vesh televizioni varësisht kushteve atmosferike, gjatë javës së ardhshme do rinisin gërmimet edhe në varrezat e qytetit në Arbëri./Tv Dukagjini/

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.