Dyshohen se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
Policia e Kosovës njoftoi se rasti u denoncua mbrëmë para mesnate, ndërsa të dyshuarit u dërguan në ndalim me vendim të prokurorit.
Dy persona janë prangosur në Kaçanik, pasi dyshohen për veprën penale të sulmimit ndaj dy femrave. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, rasti është denoncuar mbrëmë, para mesnate. “Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqtrajtuar nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori dhe pas intervistimit ai ka autorizuar hapjen e rastit të lartpërmendur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në ndalim.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ka njoftuar policia.
Burimi: Klan Kosova



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.