POLONI – Pesë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Krakov
Sipas raportimeve të mediave polake, një person ka hapur zjarr në mënyrë të rastësishme nga një automjet, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve që ndodheshin në zonë.
Policia polake bëri të ditur se autori është qëlluar nga efektivët e policisë dhe është transportuar në spital.
Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të shmangin sheshin kryesor të qytetit.
Personave që ndodhen pranë zonës u është kërkuar të largohen drejt një vendi të sigurt.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.