☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 31 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $73,923 ▲ +0.45% ETH $2,022 ▲ +0.3% XRP $1.3398 ▲ +0.08% SOL $82.7500 ▲ +0.55%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
31 May 2026
Breaking
Kronika

Dyshohet se furnizonte me kokainë anëtarët e grupit të trafikut, 51-vjeçari kapet te zona e “Freskut”

Një person i cilësuar si furnizues me drogë i anëtarëve të një grupi trafiku në kryeqytet është arrestuar sot pas një operacioni të befasishëm.

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të bluve, në pranga është vënë shtetasi F. B., 51 vjeç, i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një hetimi të organizuar më parë.

Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar atë në një lokal në zonën e Freskut, ku gjatë kontrollit të çantës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 811 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas hetimeve paraprake, i arrestuari dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë që merrej me furnizimin dhe shpërndarjen e drogës në kryeqytet. Autoritetet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”.

Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 51 vjeç.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas në një lokal në zonën e Freskut. Gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do të furnizonte edhe shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Faza e parë e operacionit “Zonat” u finalizua një ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ku u sekuestruan mbi 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe u vu në pranga poseduesi i saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.