🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,605 ▲0.34%
DOW 46,634 ▲0.28%
NASDAQ 21,978 ▲0.45%
NAFTA 112.87 ▲1.19%
ARI 4,689 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,824 ▲ +3.67% ETH $2,144 ▲ +4.09% XRP $1.3416 ▲ +3.19% SOL $82.0700 ▲ +2.79%
S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,634 ▲0.28 % NASDAQ 21,978 ▲0.45 % NAFTA 112.87 ▲1.19 % ARI 4,689 ▲0.2 % S&P 500 6,605 ▲0.34 % DOW 46,634 ▲0.28 % NASDAQ 21,978 ▲0.45 % NAFTA 112.87 ▲1.19 % ARI 4,689 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dyshohet se mori 300 mijë lekë ryshfet, Gjykata lë në burg prokurorin Vukaj

“Arrest me burg” është masa që Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë ka dhënë për prokurorin Petrit Vukaj, i cili një ditë më parë u arrestua për konsumimin e veprës penale “Korrupsioni pasiv….i prokurorit…”.

Dyshohet se prokurori me detyrë në Prokurorinë e Fierit, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31 mars 2015, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

Për vendimin që do të merrte, Vukaj do të shpërblehej me 300 mijë lekë të reja.  Pas ndërhyrjes së dyshuar korruptive, prokurori Vukaj, në seancën e datës 07.10.2015 në gjykatën e Fierit, kërkon “dënimin me 2 vjet burgim për të pandehurin Elton Xhemali dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove”. Kërkesa e prokurorit është pranuar pjesërisht nga ana e gjykatës, e cila vendos “dënimin me 18 muaj burgim”, por duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për pezullimin e dënimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.