Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë
Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë. Paraprakisht dyshohet se ai është sulmuar dhe kafshuar nga një ari, bazuar në atë që kanë deklaruar familjarët e tij kur kanë telefonuar spitalin për të kërkuar ndihmë mjekësore për të.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit U. F., rreth 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.