Bota
E diel dramatike në Rusi, koronavirusi “paralizon” Moskën, radhë kilometrike ambulancash me të infektuar
Kremlini njoftoi të shtunën se një valë e madhe e pacientëve me koronavirus është duke i sfiduar spitalet e Moskë
Ndërkohë, sot në Rusi janë regjistruar 2186 raste të reja me koronavirusi, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit, pasi autoritetet njoftuan më shumë masa për të ndaluar përhapjen e virusit.
Moska dhe shumë rajone të tjera kanë qenë të izoluara për gati dy javë, por numri i rasteve është rritur vazhdimisht dhe ka arritur në 15 770 që nga 12 prilli, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 130.