🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.19 ▼1.37%
ARI 4,391 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,833 ▼ -3.51% ETH $2,061 ▼ -4.99% XRP $1.3615 ▼ -3.74% SOL $86.4900 ▼ -5.73%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.19 ▼1.37 % ARI 4,391 ▲0.34 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.19 ▼1.37 % ARI 4,391 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

E-Government: Lituania numri një në BE

Futja në përdorim e qeverisjes elektronike, e-qeverisje apo e-government, është një nga qëllimet e Komisionit Evropian për vitin 2020.

Vilnius Stadt

Lituania është numri një në drejtim të e-qeverisjes në BE. Kompanitë lituaneze e përdorin internetin për të mbaruar punë me autoritetet shtetërore. Vështirë se ka ndonjë qytetar që nuk e paguan parkimin përmes rrugës elektronike. Edhe të sapolindurit regjistrohen në Gjendjen Civile përmes internetit. Në këtë mes çështja e mbrojtjes së të dhënave personale luan një rol të rëndësishëm.

Futja në përdorim e qeverisjes elektronike, e-qeverisje apo e-government, është një nga qëllimet e Komisionit Evropian për vitin 2020. Autoritetet shtetërore do të komunikojnë në të ardhmen përmes internetit dhe qytetarët dhe sipërmarrjet kontaktojnë me zyrat që u nevojiten vetëm përmes internetit, pa pasur nevojë të rrinë nëpër radha. Ndërkohë që Lituania ka ecur në këtë drejtim mjaft përpara, në Gjermani mungon baza ligjore për transmetimin elektronik të të dhënave.

Journalbeitrag STUDIE

Regjistrim në Gjendjen Civile përmes internetit

Ausrina, lindi para dy muajsh në kryeqytetin e Lituanisë, Vilna. Prindërit e saj duan të kalojnë çdo minutë me të porsalindurën. Në Lituani kjo s’ është fare problem, sepse edhe regjistrimin e vajzës së tyre në Gjendjen Civile prindërit mund ta bëjnë nga shtëpia. “Pa e-government, do të më duhej të kaloja orë të tëra nëpër zyra, tani e bëra regjistrimin për 15 minuta.” – thotë nëna e saj Rima Maraziene.

Faktor i rëndësishëm ekonomik

23 vjet më parë, ish-republika sovjetike e Lituanisë shpalli pavarësinë. Që atëherë vendi është zhvilluar në një ofrues kryesor të sistemeve elektronike në mbarë botën. Dhe i përdor këto edhe vetë. Pra lidhja e mirë përmes internetit u kthye në një faktor të rëndësishëm ekonomik për Lituaninë.

Deutschland Zahlung per Kreditkarte Visakarte

Deri në fshatrat më të largëta në Lituani ka lidhje të mira interneti. Të gjitha kompanitë i kryejnë procedurat e tyre administrative përmes internetit. Por vetëm gjysma e lituanezëve guxon ta bëjë këtë hap si person privat. Prandaj ekziston edhe një program i madh trajnimi, si në Universitetin e Vilnës, ku nëpunësit e ardhshëm mësojnë se si funksionon administrata elektronike. “Te ne vijnë edhe kompani nga Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina. Ato nuk duan që shteti të ndikojë punën e tyre dhe e dinë se dokumentet dhe kontratat e tyre janë të sigurta në Lituani.”, thotë Ramunas Cepaitis nga Komiteti për IT.

Siguria në internet

Sigurisht edhe në Lituani diskutohet për sigurinë në internet dhe mbrojtjen e qytetarëve ndaj spiunazhit të dhënave. Por besimi në masat e gjera mbrojtëse të shtetit është i madh. Pra me nënshkrimin e vet elektronik gjithëkush mund të kryejë çdo lloj pune që ka me autoritetet zyrtare. Eddy Balcikonis nga sipërmarrja „TrackDuck“ thotë që me nënshkrimin e vet elektronik ka hapur madje në Lituani një firmë nga jashtë vendit, ka hapur pastaj një llogari bankare on-line dhe kur erdhi në Lituani filloi menjëherë nga puna.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.