“E lë mandatin për specat nëse…!” – Erion Braçe sfidon fermerët: Më shumë mbrojtje e mbështetje për pro
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar më shumë mbështetje dhe mbrojtje për prodhimin vendas, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si trajtohen eksportet shqiptare në tregun kroat.
Braçe iu referua rasteve të ngarkesave me fruta dhe perime shqiptare që janë ndaluar në kufirin e Kroacisë për shkak të problemeve me mbetjet e pesticideve.
Ai kërkoi nga ministri i Bujqësisë që të marrë masa konkrete për të mbrojtur fermerët dhe produktet shqiptare.
Deputeti u bëri thirrje eksportuesve shqiptarë të shmangin tregun kroat, jo vetëm për shitjen e produkteve, por edhe për rieksportin. Në një moment të debatit, Braçe bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendjen, duke vënë në pikëpyetje cilësinë e prodhimit kroat të specave.
“Nëse Kroacia prodhon speca më të mirë se ne, unë e lë mandatin e deputetit”, u shpreh ai.
Braçe theksoi se mbrojtja e prodhimit vendas duhet të jetë prioritet, por njëkohësisht kërkoi kontrolle të rrepta edhe brenda Shqipërisë.
Sipas tij, fermerët që nuk respektojnë afatet e karencës për përdorimin e pesticideve duhet të përjashtohen nga tregu. Ai ngriti shqetësimin se e njëjta problematikë prek edhe produkte të tjera shqiptare, si mandarinat dhe pjeshkët, duke kërkuar më shumë vëmendje institucionale për sektorin bujqësor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.