☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,632 ▲0.16%
DOW 52,669 ▲0.35%
NASDAQ 25,473 ▲0.03%
NAFTA 87.38 ▲0.98%
ARI 3,884 ▼2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,694 ▼ -3.42% ETH $2,006 ▼ -3.52% XRP $1.0231 ▼ -4.57% SOL $81.2200 ▼ -4.34%
S&P 500 7,632 ▲0.16 % DOW 52,669 ▲0.35 % NASDAQ 25,473 ▲0.03 % NAFTA 87.38 ▲0.98 % ARI 3,884 ▼2.91 % S&P 500 7,632 ▲0.16 % DOW 52,669 ▲0.35 % NASDAQ 25,473 ▲0.03 % NAFTA 87.38 ▲0.98 % ARI 3,884 ▼2.91 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Politika

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Akti normativ i Qeverisë që ndëshkon protestuesit e dhunshëm, pritet të konfirmohet nga Parlamenti në seancën e 26 Nëntorit.

Konferenca e Kryetarëve nuk gjeti dakordësi për kalendarin dhe programin e punës së Kuvendit, teksa mazhoranca dhe opozita u përplasën mbi funksionin e kontrollit parlamentar, që pakica thotë se nuk po lejohet ta ushtrojë.

Në të njëjtën seancë kur më 26 nëntor do të miratohet në tërësi buxheti dhe paketa fiskale, mazhoranca pritet t’i japë konfirmim parlamentare dhe aktit normativ të qeverisë, që parashikon masa ndëshkuese për protestuesit e dhunshëm, të maskuar dhe që nuk u binden autoriteteve.

Opozita e cilëson këtë akt normativ në shkelje të hapur kushtetuese dhe kërkoi që ai të mos përfshihet në kalendarin e Kuvendit. A2CNNmësoi se deri të martën, rezulton që ky akt të jetë aplikuar në 186 raste nga forcat e rendit, prej të cilave 1 rezulton me masë 500 mijë lekë të reja, ndërsa pjesa tjetër e protestuesve janë sanksionuar me gjobë 5 mijë lekë të reja.

Përveç aktit normativ, PS dhe PD u përplasën në distancë edhe për reformën zgjedhore. Socialistët kërkuan që opozita të mos bojkotojë komisionin, ndryshe do të votojë në mënyrë të njëanshme.

I ndodhur jashtë vendit me agjendë ndërkombëtare, mohoi të ketë bojkot nga demokratët, informon A2.

Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i përfundon mandati më30 nëntor dhe mazhoranca nuk pranon tjetër shtyrje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.