roze
E njëjta ditë, i njëjti fustan, por.. në kontinente të ndryshme
Në të njëjtën ditë, po mijëra kilometra larg, Drew Barrymore dhe Kate Middleton kanë veshur fustanin e të njëjtit stilist për evente të nivelit të lartë.
Dukesha e Kembrixhit kishte veshur fustanin 1500 dollarësh të Tory Burch për darkën me mbretin dhe mbretëreshën e Bhutan, gjatë turit mbretëror në mbretërinë e Himalajave me princin William.
Ndërsa ylli i Hollivudit, Drew, kishte veshur të njëjtin fustan për një mbrëmje gala bamirësie në New York.
Fustanit me lule të qëndisura dhe bazën të zezë, Kate i kishte shtuar edhe një shall të kuq krahëve, dhe vëthë. Ndërsa Drew e kishte veshur thjesht dhe me një palë këpucë me taka të larta.
Ngelet në sytë e publikut të mendojë se kujt i shkon më shumë fustani.