⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.34% ETH $2,241 ▲ +0.04% XRP $1.1614 ▼ -2.62% SOL $89.7400 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

E rëndë në Times Square! Gruaja vret një person me thikë e plagos një tjetër

Një grua goditi me thikë dy persona në Times Square, në New York City, të hënën, duke vrarë një grua dhe plagosur një burrë. Ngjarja ndodhi pak para orës 16:30, pranë një nënstacioni të Departamentit të Policisë së New Yorkut, pak jashtë One Times Square, ndërtesa që pret festimet e njohura të Vitit të Ri në qytet.

Times Square është një nga zonat më të njohura turistike dhe një prej hapësirave më të monitoruara nga policia në New York. Sipas komisioneres së Policisë, Jessica Tisch, 49-vjeçarja nga Queens nxori dy thika nga një çantë pazari dhe goditi me thikë një burrë 68-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga stacioni i metrosë dhe po priste të kalonte rrugën së bashku me gruan e tij. Pak sekonda më vonë, gruaja goditi me thikë edhe një 32-vjeçare.

Të dy viktimat u transportuan në spital. 32-vjeçarja nuk mundi tu mbijetojë plagëve, ndërsa 68-vjeçari ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Nuk është bërë e ditur nëse viktimat ishin turistë që po vizitonin qytetin apo banorë të New Yorkut. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të paktën 10 oficerë policie të mbledhur rreth gruas, e cila mbante dy thika të mëdha kuzhine.

Oficerët u përpoqën për disa minuta ta bindnin që të lëshonte thikat, përpara se të përdornin një armë elektroshoku. Sipas Tisch, gruaja u tha efektivëve: Nuk do të lëshoj asgjë. Do të preferoja t’ju vrisja të dyve.

Sipas komisioneres Tisch, gruaja kishte një histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor të njohur nga NYPD, me incidente të regjistruara në vitet 2018 dhe 2019. Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërsa komisionerja Tisch tha se deri tani nuk ka prova që sugjerojnë se sulmi ishte terrorist.

“Këto familje e kanë parë jetën e tyre të shkatërrohet nga ajo që ndodhi sot dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre, ndërsa kalojnë orët, ditët dhe javët”, deklaroi kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani.

Mamdani dhe Tisch vlerësuan reagimin e efektivëve të policisë, duke theksuar se pa ndërhyrjen e tyre, numri i personave të plagosur ose vrarë mund të kishte qenë më i madh. Krimi i dhunshëm ka shënuar rënie të ndjeshme në New York City këtë vit. Vrasjet janë ulur me 24 për qind dhe qyteti është në rrugën për të shënuar nivelin më të ulët të vrasjeve në dekada.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.