⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,007 ▼ -0.45% ETH $2,244 ▼ -0.28% XRP $1.1661 ▼ -3% SOL $89.9600 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kosova

Fotografi nga takimet dhe vizitat, Gjeneral Major Stephen E. Osborn përmbyll vizitën zyrtare në Kosovë

Gjeneral Major Stephen E. Osborn, Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, ka përmbyllur vizitën zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë së cilës ka vizituar disa komanda dhe njësi të kësaj force.

Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka publikuar fotografi nga vizita e zyrtarit amerikan në Kosovë, i cili gjatë aktiviteteve është shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shkruan Telegrafi.

Vizita është zhvilluar në kuadër të Partneritetit Ndërshtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Ajovës, bashkëpunim që ndër vite ka kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës.

Gjatë vizitave në komandat dhe njësitë e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari e ka informuar nga afër gjeneralmajorin Osborn për organizimin e forcës, kapacitetet operacionale, pajisjet dhe infrastrukturën, si dhe arritjet në procesin e zhvillimit dhe modernizimit të saj.

Sipas FSK-së, partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin profesional të kësaj force, përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave, dislokimeve jashtë vendit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve operacionale.

Ky bashkëpunim, siç thuhet në njoftim, dëshmon marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në avancimin e ndërveprueshmërisë, profesionalizmit dhe përgatitjes së FSK-së.

Në përfundim të vizitës, gjenerallejtënant Jashari e ka falënderuar gjeneralmajorin Osborn për mbështetjen, partneritetin dhe përkushtimin në avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

FSK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e mëtejmë të këtij partneriteti strategjik, në funksion të ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.