☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 80.24 ▲0.8%
ARI 4,067 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,826 ▲ +0.27% ETH $1,921 ▲ +2.4% XRP $1.1155 ▲ +0.69% SOL $77.3600 ▲ +0.16%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.24 ▲0.8 % ARI 4,067 ▲0.37 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 80.24 ▲0.8 % ARI 4,067 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
16 Jul 2026
Breaking
Champions League

E treta e vërteta, Egnatia “spektakël” ndaj Petrocub dhe shkon për herë të parë në raundin e dytë kualifikues

Pas dy dështimeve rresht në dy vitet e fundit, duke mos u kualifikuar dot për në raundin e dytë kualifikues, Engatia sot ka thyer akullin dhe ka siguruar më në fund biletën për në raundin tjetër.

Rrogozhinasit fituan 6-1 ndaj Petrocub në ndeshjen e kthimit, e para në Moldavi ishte mbyllur në barazim 1-1. Egnatia do të takohet në raundin e dytë me sllovenët e Celje.

Egnatia e nisi vrullshëm takimin duke gjetur golin që në minutën e 2-të, ku pas një goditjeje këndi dhe devijimit të Soumaila Bakayoko, ishte Eneo Bitri i cili shtyu në fund topin në rrjetë.

Në minutën e 30-të, Alessandro Albanese dyfishoi shifrat për rrogozhinasit, me një gol spektakolar pas një goditjeje fantastike nga distanca.

Në minutën e 43-të, Egnatia gjen golin e tretë, falë një autogoli nga Mihail Platica. Ishte braziliani Fernando Medeiros që kroosi nga këndi dhe Platica i pavëmendshëm dërgon me kokë topin në portën e tij, duke vulosur kualifikimin e Egnatias për në raundin e dytë, që në pjesën e parë.

Në minutën e 58-të, Egnatia gjeti golin e katërt pas një topi të humbur nga miqtë. Ishte braziliani Andrey Yago që gjeti rrjetën, pas asistit të Fernando Medeiros.

Në minutën e 63-të, Petrocub gjen golin e nderit me Nicolae Rotaru. Në minutën e 84-të, Bakayoko shënoi golin e pestë për vendasit, pas asistit të Ildi Grudës. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Gruda që gjeti golin e 6-të. Rezultati përfundimtar, 6-1 për Egnatian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.