☁️
Tiranë 18°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.84 ▼4.88%
ARI 4,566 ▲3.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,694 ▲ +1.24% ETH $2,184 ▲ +1.28% XRP $1.4240 ▲ +0.74% SOL $93.0500 ▲ +1.77%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.84 ▼4.88 % ARI 4,566 ▲3.71 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

”Echo”: Belgjika neutralizon disa atentate xhihadiste

belgjike-atentatAutoritetet belge kanë penguar disa atentate nga xhihadistët e kthyer në vend pas luftës në Siri dhe të cilët janë mbështetës të grupit të Shtetit Islamik, njoftoi sot një gazetë belge.

”Atentatet mund të ishin të ngjashme me ato kundër Muzeut Hebre në muajin maj, ku si pasojë humbën jetën katër persona”, sipas të përditshmes ”Echo”.

I dyshuari për këtë atentat, francezi Medhi Nemmouche, kishte kaluar më shumë se një vit në Siri për të luftuar me islamikët.

”Mendohet të jetë rreth 400 numri i personave me kombësi belge që  ndodhen në Siri për të luftuar, 90 prej të cilëve janë kthyer”, sipas të përditshmes ”Echo”.

“Ne mendojmë se, mes tyre, një në nëntë ka qëllim të kryejë një atentat”, theksoi për gazetën një burim.

Sipas të përditshmes, disa persona janë arrestuar, por autoritetet nuk dëshirojnë të zbulojnë se ato janë shënjestra poteciale për të mos hapur panik në publik.

Belgjika, ashtu si shumë vende të tjera evropiane, është e shqetësuar për numrin në rritje të shtetasve të saj që shkojnë të luftojnë në Siri dhe Irak dhe rrezikojnë të kthehen në vend më të radikalizuar.

Në muajin qershor, një gjykatë urdhëroi një proces gjyqësor kundër 46 personave të dyshuar si anëtarë të Sharia4Belgium, një grup islamik radikal, akuzuar për rekrutimin e të rinjve për të luftuar në Siri

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.