☁️
Tiranë 26°C · Vranët 30 June 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 70.03 ▼1.02%
ARI 4,022 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,653 ▼ -2.94% ETH $1,572 ▼ -2.9% XRP $1.0415 ▼ -2.09% SOL $73.4600 ▼ -2.91%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 70.03 ▼1.02 % ARI 4,022 ▼0.42 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 70.03 ▼1.02 % ARI 4,022 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Ecoo”: Liqeni i Ohrit, vendbanimi më i vjetër në Evropë

Ujërat e liqenit të Ohrit kanë fshehur prej vitesh një thesar të madh. Sipas analizave shkencore, ky është vendbanimi më i vjetër njerëzor në të gjithë Evropën, shkruan në një artikull gazetarja Paola Saija, të botuar në të përditshmen italiane ecoo.it.

I konsideruar si “Perla e Ballkanit” dhe i njohur për ujërat e tij bruz, Liqeni i Ohrit ka marrë statusin zyrtar pas studimeve të kryera prej disa vitesh.

Disa shkencëtarë, të cilët kryen gërmimet për katër vjet, në bashkëpunim me disa arkeologë shqiptarë dhe ekspertë nga Universiteti i Bernës njoftuan zbulimin befasues.

Zbulohet vendbanimi më i vjetër njerëzor në kontinent 

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah sesi vendbanimi që ndodhet pranë fshatit Lin, në Pogradec, është më i vjetri në Kontinentin e Vjetër.

Ekspertët kanë arritur të konstatojnë se ai është mbi 8000 vjet i vjetër dhe daton 6000 mijë vjet para Krishtit.

Qëllimi i studiuesve tani është të mësojnë informacione të tjera se si ishte jeta e njeriut në epokën neolitike.

Kjo do të çonte në përvetësimin e zbulimeve të reja historike, për këtë arsye shkencëtarët do të thellojnë kërkimet e tyre bazuar në shtëpitë e ndërtuara mbi shtylla.

Tani lindin shumë dyshime dhe janë legjitime, një prej tyre është: sa njerëz priti vendbanimi më i vjetër në Evropë? Nuk ka një numër të caktuar, por shkencëtarët vlerësojnë një shifër midis 200 dhe 500 banorëve.

Mbetet ende për t’u konfirmuar se si ata ushqeheshin, edhe në këtë rast nuk dihet asgjë saktësisht, por nuk përjashtohet mundësia se ata përdorën bagëtinë për të siguruar ushqim dhe bujqësi. Por, nevojiten kërkime të mëtejshme për të vërtetuar të gjitha këto me saktësi.

Rruga përpara është shumë e gjatë, do të duhen edhe dy dekada të tjera për të zbuluar dhe mësuar rreth të gjitha mistereve që ende qëndrojnë rreth këtij vendbanimi.

Një zbulim që ndryshon “letrat në tavolinë”

Gjetjet aktualisht ndodhen në Universitetin e Oksfordit dhe tani priten rezultatet e analizave të cilat do të japin të dhëna më të sakta se si kanë jetuar popullatat e kohës 8 mijë vjet më parë. Megjithatë, një gjë është e sigurt se vendbanimi ishte i fortifikuar, siç tregohet nga dërrasat e panumërta të gozhduara që u gjetën gjatë një zhytjeje në thellësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.