roze

Ed Sheeran në gjyq

Është një prej kantautorëve të rinj më të dashur të momentit, por polemikave nuk i ka shpëtuar as i talentuari Ed Sheeran. Dy muzikantë e kanë hedhur në gjyq dhe kërkojnë një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh me pretendimin se balada e tij “Photograph” ka një strukturë mjaft të ngjashme me këngën e tyre “Amazing”.

Martin Harrington dhe Thomas Leonard shohin të njëjtën përbërje muzikore me pjesën e interpretuar nga fituesi i “X Factor”-it të vitit 2010 në Britani, Matt Cardle. “Amazing”, sipas tyre, u kompozua në vitin 2009. Harrington dhe Leonard këmbëngulin se “Photograph” i Sheeranit ka 39 nota të ngjashme me të.

Nga sa tregojnë dokumentet e paraqitura në gjykatë, në mbarë botën janë shitur mbi 3.5 milionë kopje të baladës së Sheeranit, e cila është përdorur gjerësisht edhe në dramën e re hollivudiane, “Me Before You”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button