☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.12 ▲1.49%
ARI 4,542 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,589 ▲ +1.43% ETH $2,053 ▲ +2.55% XRP $1.3541 ▲ +1.69% SOL $83.7900 ▲ +1.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.12 ▲1.49 % ARI 4,542 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Edhe në Shqipëri kriza i ka bërë të pasurit akoma më të pasur

Dhjetë depozituesit më të mëdhenj zënë 5.2% të totalit të sistemit për vitin 2020. Në vlerë kjo shifër përkon me rreth 67 miliardë lekë apo rreth 540 milionë euro depozita bankare që u përkasin këtyre 10 subjekteve apo individëve.

Megjithatë, sipas raportit të Vjetor te Mbikëqyrjes Financiare të bankës qendrore për vitin e kaluar pesha e tyre është tkurrur në raport me një vit më parë kur arrinte në 5.5%, ndikuar së tepërmi nga kriza e pandemisë.

Të njëjtin trend në rënie kanë ndjekur edhe grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj sipas raportit, ku 20 depozituesit më të mëdhenj zotëronin 7.19% të depozitave krahasuar me 7.3% në 2019, ose rreth 93 miliardë lekë në total, nga 88.5 miliardë lekë që numëronin në 2019.

Ndërsa 50 depozituesit më të mëdhenj kishin edhe peshën më të madhe të depozitave me 10.42% të totalit të tyre apo rreth 135 miliardë lekë të kyccyra në banka në llogaritë e tyre depozituese.

Zgjerimi i depozitave bankare për këto kategori tregon se pavarësisht krizës të pasurit kanë rritur më tej pasuritë e tyre duke zgjedhur t’i vendosin ato në banka, si forma më e zakonshme dhe me më pak risqe e ruajtjes kursimeve.

Depozitat bankare kanë ndjekur një rritje me ritme të shpejta pothuajse gjatë gjithë vitit 2020, si rrjedhojë edhe e pasigurive të larta që shkaktoi pandemia e pamundësisë për të shpenzuar për shkak të kufizimeve.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kursimeve në fund të dhjetorit të kaluar arriti në 1.29 trilionë lekë apo mbi 9 miliardë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.