☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,697 ▲ +0.37% ETH $2,265 ▲ +0.89% XRP $1.2489 ▼ -0.59% SOL $95.4400 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Edi Rama rikthehet në Vlorë, reforma territoriale në fokus të takimit me qytetarët

Kryeministri Edi Rama do të rikthehet këtë të shtunë në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh dhe ndalesash gjatë pasdites.

Sipas informacioneve, Rama do ta nisë axhendën rreth orës 16:00, me një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës. Kryeministri pritet të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët, ku në fokus do të jetë reforma territoriale. Takimi parashikohet të zgjasë deri rreth orës 17:30.

Më pas, Rama pritet të vijojë axhendën në Lungomare, ndërsa një tjetër ndalesë do të jetë ish-Parku Aulona, ku kryeministri ishte i pranishëm edhe pak ditë më parë.

Gjatë qëndrimit në ish-Parkun Aulona, Rama pritet të prezantojë një prej projekteve të parashikuara për këtë hapësirë. Synimi është që zona të transformohet në një hapësirë çlodhëse dhe kreative, në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve.

Në vijim, kryeministri pritet të udhëtojë drejt territorit të Bashkisë Selenicë, ku parashikohen edhe takime të tjera.

Vizita e Edi Ramës në Vlorë zhvillohet në një kohë kur reforma territoriale është kthyer në një prej çështjeve kryesore të diskutimit në qark. Krahas saj, në takimet e kryeministrit pritet të diskutohen edhe projekte të tjera që lidhen me zhvillimin urban dhe ekonomik të Vlorës dhe zonave përreth.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.