☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,082 ▲ +0.09% ETH $2,516 ▲ +2.65% XRP $1.3510 ▲ +0.13% SOL $101.9600 ▲ +2.42%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
12 Sep 2026
Breaking
Politika

Gazetarja zbulon detajet: Lamallari nuk kishte dijeni për largimin, Rama bashkoi dy ministri

E ftuar në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetarja e Euronews, Eksiola Shehu, dha detaje në lidhje me largimin e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe zëvendësimin e tij me Ervin Demon.

Sipas informacioneve të siguruara prej saj, Lamallari nuk kishte dijeni për lëvizjen dhe e ka mësuar ndryshimin pas mbledhjes së qeverisë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka vendosur ta bëjë atë pjesë të ekipit të tij në Kryeministri.

Shehu theksoi se kryeministri Edi Rama ka shkrirë dy ministri, duke bashkuar Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Lamallari ishte një ndër emrat që ishte përfolur për ndryshim në kabinetin qeveritar dhe vetëm ditën e sotme zoti Rama ka vendosur që Besfort Lamallarin ta bëjë pjesë të ekipit të tij në Kryeministri, në një kohë kur vëmendja e tij dhe e qeverisë së tij është pikërisht te dokumentat ‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’. Nga informacionet që unë kam, zoti Lamallari nuk ka pasur informacion për pikërisht këtë lëvizje. Marrë parasysh faktin se, gjithmonë referuar informacioneve të mia, pas mbledhjes së qeverisë ai do të udhëtonte drejt qytetit të Lushnjës, aty ku kishte një aktivitet, por duket se pas mbledhjes së qeverisë, kur është mësuar pikërisht ky ndryshim dhe ky lajm, ai është kthyer në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha Shehu.

Gazetarja solli në vëmendje rrugëtimin e tij nga drejtimi i Bashkisë së Beratit, te detyra e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe tashmë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas Shehut hapi i radhës pritet të jetë dekretimi nga presidenti dhe votimi i emërimit të Demos në Parlament.

“Ndërkohë, duket se shpërblehet në këtë mënyrë Ervin Demo, i cili duhet thënë se zgjodhi që të linte drejtimin e Bashkisë së Beratit dhe të kandidonte në zgjedhjet e 11 majit 2025 për deputet. Më pas mori drejtimin si drejtues politik, që është aktual, në qarkun e Beratit dhe një vit më parë, saktësisht si sot një vit më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, zoti Rama, kur të gjithë në fakt prisnin ndoshta një dikaster më të rëndësishëm për Ervin Demon, i besoi atij postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Zoti Demo, i cili vetëm një vit pasi mbajti detyrën e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, iu besua nga ana e kryeministrit Rama një ministri e rëndësishme siç është ajo e Punëve të Brendshme. Bashkë me të nuk do të kemi më një ministri të Shtetit për Pushtetin Vendor. Zoti Rama zgjedh të shkrijë dy ministri. Një vit më parë shkriu Ministrinë për Fëmijët, që drejtohej nga zonja Muzhaqi. Ndërkohë, tanimë nuk do të kemi një ministri të dedikuar për pushtetin vendor, por ajo do të kalojë dhe do të bashkëngjitet me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pra, dy ministri në një të vetme dhe i vetmi që do ta kryejë këtë gjë do të jetë zoti Demo. Do duhet që tanimë, pas kësaj lëvizjeje të zotit Rama, letrat të shkojnë te presidenti. Megjithatë, duhet të kenë shkuar ditën e sotme. Ai ka kohë shtatë ditë, në bazë të Kushtetutës, për të bërë dekretet, e para të lirimit të zotit Lamallari dhe e dyta të emërimit të ministrit Ervin Demo si ministër i Punëve të Brendshme, dhe radha është më pas e Parlamentit për t’u votuar. Nuk besoj që do të shkojmë në një seancë tjetër të dedikuar, marrë parasysh programin e Parlamentit. Seanca e radhës është e enjte, më 17 shtator, dhe pritet që të votohet pikërisht në këtë datë. Nuk shoh ndonjë afrim të një date të posaçme për t’u votuar në një seancë të dedikuar, pra jashtë kalendarit të votuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kështu që, të enjten, më 17 shtator, pritet që të votohet pikërisht Ervin Demo si ministër i ri i Brendshëm dhe më pas, pas votimit, te presidenti është hallka e fundit përpara se ai të marrë edhe detyrën e tij në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha gazetarja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.