🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Edi Rama: Shqipëria në udhëkryqin e fundit drejt Bashkimit Europian – mandati i katërt si kapitull i një kthese strategjike

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur sot përpara socialistëve mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar këtë moment si udhëkryqin e fundit që e lidh vendin me “shtëpinë e madhe të Europës”.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria nuk është ende një vend në një rrugë të zakonshme ku mund të ndalojë, të ndërrojë qeverinë dhe të vazhdojë aty ku e la, sikur koha të mos kishte çmimin që ka sot.

“Demokracitë e vjetra janë vende ku kjo mund të ndodhë, sepse ata e kanë të ngritur shtetin ‘dem baba dem’. E kanë administratën me shekuj të kolauduar, dhe kur ecin në rrugën e shtruar të shtetit të së drejtës ndërrojnë shoferin edhe 7 herë në 10 vite, si Britania për shembull, por nuk kthejnë shtetin nga rruga,” tha ai.

Rama nënvizoi se për herë të parë dera e hapur e BE-së shihet me sy në kalendar dhe nuk është një dritë që zhduket nga mjegulla, por një mundësi reale.

“Ajo shtëpi nuk është një derë që rri e hapur në pafundësi. Pikërisht tani, përpara derës së hapur, Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes të vijë vërdallë rreth udhëkryqit të fundit. Le ta themi qartë, kjo nuk është beteja e PS për të mbetur në pushtet, por beteja e Shqipërisë për të qëndruar në vendin që i takon, në sofrën e BE-së,” u shpreh ai.

Rama theksoi se mandati i katërt nuk duhet të jetë thjesht zgjatimi aritmetik i tre mandateve të mëparshme.

“Mandati i katërt duhet të jetë kapitulli i një kthese të madhe, jo vetëm për faktin se do të mbyllen negociatat, as se prodhimi i brendshëm do kapërcejë mbi 30 miliardë euro në vit, por sepse ky për PS-në duhet të jetë mandati i një kthese strategjike drejt njerëzve, për të kaluar nga kapitulli i pranisë elektorale te kapitulli i pranisë njerëzore. Nga partia që shkon te njerëzit kur kërkon votën, te partia që rri pranë tyre kur njerëzit kërkojnë vëmendjen e saj,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se dëshira për të vijuar në drejtimin e vendit nuk lidhet me bindjen se PS di më shumë se të tjerët apo se është e vetëlidhur pas pushtetit.

“Pse duam të qëndrojmë ne gjithnjë në krye? Jo se dimë më shumë se të tjerët, jo sepse vetëm ne mundemi të udhëheqim Shqipërinë, jo sepse kundërshtarët tanë janë të vjetër edhe kur janë të rinj, as, jo e jo, sepse jemi të vetëlidhur pas karriges së pushtetit. Përgjigjja e vërtetë ka të bëjë me orën ku ndodhet Shqipëria,” u shpreh ai.

Rama nënvizoi se dita e rotacionit vendoset nga qytetarët, por detyra e qeverisë është të bëjë gjithçka që viti 2030 ta gjejë Shqipërinë brenda Bashkimit Europian.

“Ditën e rotacionit e cakton populli, por detyra që kemi marrë nga populli është të bëjmë çdo gjë që viti 2030 ta gjejë Shqipërinë brenda derës së Europës. Ne e nxorëm Shqipërinë nga një mungesë tërësore. Sot jemi në një epokë mundësish të reja, pritshmërish të rritura dhe vlerësimi ndërkombëtar. Mandati i katërt nuk mund dhe nuk duhet të jetë zgjatimi aritmetik i tre mandateve të mëparshme. Duhet të jetë kapitulli i një kthese të madhe,” përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.