Edi Rama u ofron dialog protestuesve për të pestën herë
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë të re simbolike pasi karriget dhe stolat e betonit të vendosura ditët e mëparshme u hoqën nga protestuesit.
Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, titulluar “Mirëmëngjes”, Rama tregon një stol të madh betoni të vendosur para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “DIALOG”.
Kjo është dita e pestë radhazi që kreu i qeverisë përdor gjeste të tilla për t’i ftuar studentët dhe protestuesit e tjerë në tryezën e dialogut.
Pak ditë më parë ai rreshtoi karriget e kuqe me të njëjtin mesazh, por protestuesit i hoqën dhe thyen ato, duke këmbëngulur se nuk ka dialog pa dorëheqjen e tij.
Ndërkaq, protestat kanë hyrë tashmë në ditën e 12, me pjesëmarrjen edhe të pedagogëve, ndërsa protestuesit vazhdojnë të refuzojnë çdo ftesë për bisedime dhe kërkojnë largimin e kryeministrit.
Protestat kanë hyrë tashmë në ditën e 12, me pjesëmarrjen edhe të pedagogëve, ndërsa protestuesit vazhdojnë të refuzojnë çdo ftesë për bisedime dhe kërkojnë largimin e kryeministrit.
Ndërkaq, ditën e sotme është thirrur një tubim kombëtar në kryeqytet, me të cilën janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa në orën 14:00 është paralajmëruar bashkimi i grupeve të studentëve në tubimin përpara Kryeministrisë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.