☁️
Tiranë 16°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,765 ▼ -1.31% ETH $2,372 ▼ -1.55% XRP $1.2820 ▼ -3.34% SOL $102.0400 ▼ -2.58%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Dhuna në protestë, 12 eurodeputetë i kërkojnë Kaja Kallas në PE hetimin e propocionalitetit të Policisë, mes tyre edhe B

Protestat në Shqipëri dhe veprimet e policisë gjatë tubimeve kanë mbërritur në vëmendjen e Parlamentit Europian.

Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Europiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Mes firmëtarëve është edhe eurodeputeti Fredi Beleri. Nisma është ndërmarrë nga kreu i delegacionit austriak të PPE-së, Reinhold Lopatka, ndërsa eurodeputetët që i janë bashkuar kërkesës janë pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Në fokus të kërkesës janë pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave, respektimi i të drejtave të personave të ndaluar, veçanërisht të miturve, si dhe masat që mund të ndërmerren për të parandaluar shkelje të tjera.

Eurodeputetët i referohen raportimeve sipas të cilave përdorimi i plumbave të gomës nga policia ka shkaktuar plagosjen e protestuesve dhe gazetarëve. Në dokument përmendet gjithashtu hetimi i Avokatit të Popullit mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e forcës së përdorur nga efektivët.

Në letrën drejtuar Kallas thuhet se deklarata e Komisionit Europian e 18 tetorit dënoi dhunën dhe bëri thirrje për proporcionalitet, por sipas firmëtarëve nuk e trajtoi mjaftueshëm çështjen e llogaridhënies. Ata argumentojnë se respektimi i të drejtave themelore dhe përgjegjësia për shkeljet e pretenduara duhet të jenë pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, informon TCH.

Eurodeputetët kërkojnë të dinë se çfarë hapash do të ndërmarrë Përfaqësuesja e Lartë, përmes Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), për t’i ngritur këto shqetësime drejtpërdrejt me autoritetet shqiptare.

Një prej kërkesave është zhvillimi i hetimeve të pavarura, të paanshme dhe efektive për përdorimin e forcës nga policia, pengimin e gazetarëve dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të personave të ndaluar. Në këtë kuadër kërkohet edhe shqyrtimi i përgjegjësisë së drejtuesve të operacioneve policore, publikimi i rezultateve të hetimeve dhe, kur është e nevojshme, marrja e masave gjyqësore ose disiplinore.

Një tjetër pikë lidhet me personat e ndaluar dhe veçanërisht me të miturit. Eurodeputetët kërkojnë garanci që atyre t’u sigurohen të gjitha të drejtat e parashikuara nga legjislacioni shqiptar dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke përfshirë bashkëpunimin me Avokatin e Popullit dhe monitorimin e pavarur.

Në fund, 12 eurodeputetët e lidhin çështjen edhe me negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ata kërkojnë që detyrimet e vendit në kuadër të Grupkapitullit 1, “Themeloret”, veçanërisht për llogaridhënien e policisë dhe respektimin e të drejtave themelore, të ndiqen konkretisht në rastet ku konstatohen mangësi.

Sipas tyre, duhet të përcaktohen angazhime të matshme për adresimin e problematikave dhe parandalimin e shkeljeve të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.