Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.29 ▼2.34%
ARI 4,995 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,946 ▼ -0.62% ETH $2,321 ▼ -0.47% XRP $1.5227 ▼ -0.52% SOL $94.1100 ▼ -0.64%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.29 ▼2.34 % ARI 4,995 ▼0.26 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.29 ▼2.34 % ARI 4,995 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Eduard Selami: Shpall kandidaturën për kryetar të PD, takohet me grupin e punës

Eduard Selami ka vendosur të garojë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik.
Ky vendim u bë i ditur nga vetë Selami, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.
“Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”, shkruan Selami në profilin e tij.
Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.
Më herët Basha ngriu pozicionin e tij si kryetar dhe i hapi rrugë organizimit të procesit të zgjedhjes së kreut të PD-së sipas parimit ‘një anëtar, një votë’, duke premtuar se do të garojë me projektin e tij, për të mbajtur drejtimin partisë.
Eduard Selami nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve të personave që firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës, pasditen e të martës.
Selami gjithashtu, nuk polemizoi me Bashën as kur ky i fundit e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë, por shprehu publikisht mbështetje për emrat e përzgjedhur nga ai.

Ndërkohë në media, u shkrua, se Selami është takuar sot paradite me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, por vetë Selami e ka përgënjeshtruar këtë informacion. “Nuk jam takuar me Bashën por me grupin e punës i cili po pergatit zgjedhjet në Partinë Demokratike”, ka sqaruar Selami.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.