☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,352 ▼ -0.83% ETH $1,992 ▼ -1.48% XRP $1.3218 ▼ -1.83% SOL $81.4200 ▼ -2.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Efektet e agresionit rus në ekonomi, Sejko takon përfaqësuesit e FMN-së

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Në fokus të bisedës ishte trajtimi i situatës së krijuar nga konflikti Ukrainë-Rusi dhe efektet e saj në ekonominë shqiptare. Temat e diskutuara ishin ecuria e inflacionit, kursi i këmbimit, zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar, si dhe orientimi i duhur i politikave ekonomike për t’i paraprirë çdo realiteti të ri ekonomik dhe marrja e masave sa më gjithëpërfshirëse.

Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë po bën vlerësimet e saj mbi balancën e faktorëve të rreziqeve dhe do të rishikojë në vazhdimësi përshtatshmërinë e qëndrimit të politikës monetare.

Deri para këtij konflikti, ekonomia shqiptare ka shfaqur tendenca të qarta rikuperimi. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se ndikimi i situatës së rënduar gjeopolitike do të jetë i pranishëm, kryesisht në formën e çmimeve më të larta për artikujt e importit dhe të lëndëve të para.

Guvernatori parashtroi se ekonomia shqiptare ka një ekspozim të vogël direkt ndaj vendeve në konflikt. Po ashtu, ekuilibri i konsoliduar makroekonomik, sistemi i shëndetshëm financiar, rezervat e mjaftueshme valutore, si dhe hapësirat për reagim të politikave monetare e fiskale, janë një garanci më shumë për përballimin e situatave kritike.

Guvernatori theksoi se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm, me tregues që evidentojnë një ambient financiar të gatshëm për të mbështetur më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Së fundi, ai shtoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan se situata aktuale e konfliktit të armatosur është komplekse. Megjithatë, ata ndanë vlerësimin mbi ekspozimin e ulët direkt të ekonomisë shqiptare, si dhe rezistencën e saj ndaj ndikimit ekonomik e financiar të konfliktit, nëse ky i fundit mbetet në dimensionet aktuale.

Në vijim, ata shtuan se konflikti aktual në Ukrainë dhe sanksionet e vëna ndaj Rusisë shtojnë elementet e pasigurisë mbi pasojat indirekte, pasi tregjet botërore janë shfaqur të paqëndrueshme gjatë ditëve të fundit.

Në përfundim të diskutimeve u theksua rëndësia e monitorimit të vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimi i politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.