Efektet e politikave fiskale në 2016 llogariten + 1,44 miliard lekë
Efektet e politikave fiskale që ndërmori qeveria për vitin 2016 llogariten + 1,44 miliardë lekë.
Përmes një pakete fiskale e cila u debatua për rreth një muaj në komisionet parlamentare e që u miratua më pas më shumicë votash në Parlament, qeveria vendosi ndryshimin e disa taksave duke nisur nga 1 janari 2016.
Ja si ndryshojne taksat :
Ndryshon niveli i akcizës së birrës, në funksion të mbrojtjes së prodhimit vendas dhe plotësimit të direktivave të BE-së. Efektet e ndërmarrjes së kësaj politike fiskale llogariten – 17 milionë lekë.
Taksa mbi primet e shkruara rritet nga 3% në 10%. Efekti i rritjes së kësaj takse llogaritet + 700 milionë lekë
Aplikimi i rentës minerare për mineralet jo metalike në bazë të sasisë e jo vlerës. Efekti i zbatimit të saj llogaritet +400 milionë lekë. Taksë për makinat luksoze me cilindratë mbi 3000 cm3. Efekti në buxhet llogaritet +400 milionë lekë.
Ndryshimi i taksës së fjetjes në hotele. Efekti i saj llogaritet 425 milionë lekë.
Vendosja e taksës së pasurisë mbi truallin. Efektet në të ardhura llogariten 180 milionë lekë. Përjashtim nga Tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël të zejtareve: Efekti sipas minsitrisë së financave konsiderohet i papërfillshëm.
Përjashtim dhe norma më të ulta të tatimit të thjeshtuar mbi biznesin e vogël, 0 lekë për tatimpaguesit me xhiro vjetore 0-5 miilionë, 5% për tatimpaguesit me xhiro vjetore 5-8 mllionë lekë. Efekti në buxhet llogaritet -1,3 miliardë lekë. Rritet baza e kontributeve për profesionet e lira, politikë e cila ka një efekt pozitiv në buxhet prej 1,1 miliardë lekësh. Ulja e normës së kompensimit të TVSH-së për fermerët nga 20% në 6%, me efekt rreth
400 milionë lekë.