Bota

Egjipti: Asnjë kompromis për zgjidhjen e krizës nëse Katari nuk heq dorë nga terrorizmi

Egjipti paralajmëroi sot Bashkimin Evropian se kriza e Gjirit nuk do të zgjidhej nëse Katari nuk do të hiqte dorë nga terrorizmi.

“Kjo nuk është çështje kompromisi. Ne nuk mund të bëjmë kompromis me asnjë formë të terrorizmit. Ne nuk mund të angazhohemi në asnjë formë negociatash”, deklaroi ministri egjiptian i Punëve të Jashtme, Sameh Choukri në përfundim të një takimi BE-Egjipt në Bruksel.

“Vetëm nëse Katari do të marrë masat e nevojshme, do të pranojë të jetë vërtet një partner në luftën kundër terrorizmit, kriza do të zgjidhet”, nënvizoi Choukri.

Diplomati egjiptian ka akuzuar Dohan për strehim të elementëve të lidhur në ideologjitë radikale dhe terroriste dhe se ka përdorur organizatat e saj mediatike për të promovuar, justifikuar dhe mbështetur aktivitetet terroriste duke iu referuar stacionit televiziv të Katarit “Al-Jazira”.

Egjipti akuzon prej shumë kohësh “Al-Jazira”-n për mbështetje të Vëllezërve Myslimanë, lëvizje e ndaluar nga autoritetet e Kajros, që e akuzojnë për dhunë të kryer pas rrëzimit nga pushteti në 2013.

Në fillim të qershorit, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke e akuzuar për mbështetje të grupeve islamik radikale dhe për mosdistancim nga Irani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button