☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.81 ▲0.79%
ARI 3,884 ▼3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -2.49% ETH $2,243 ▼ -0.84% XRP $1.2522 ▲ +0.85% SOL $95.4800 ▼ -0.91%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.81 ▲0.79 % ARI 3,884 ▼3.66 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.81 ▲0.79 % ARI 3,884 ▼3.66 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

‘Egoja në politikë të fundos’, mesazhi i Thaçit nga Haga për politikanët e rinj: Nëse nuk keni ambicie mos vazhdoni

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për Kanalin 10 në Prishtinë nga paraburgimi i Hagës ku ka folur për rolin e ambicies në politikë dhe fusha të tjera të jetës, duke theksuar se pa ambicie nuk mund të arrihen objektiva të mëdha.

Thaçi ka deklaruar se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë ambicioz dhe se këtë e konsideron një nga arsyet e arritjes së qëllimeve politike.

“Gjithë jetën kam qenë dhe jam ambicioz, i madh bile. Por, edhe kam punuar shumë për realizimin e qëllimeve: të lirisë dhe pavarësisë. Ka mbetur edhe integrimi në NATO dhe BE”, ka thënë ai.

Sipas tij, ambicia është e domosdoshme jo vetëm në politikë, por edhe në fusha të tjera si shkenca, media, sporti apo biznesi.

“Ata që duan të futen në politikë, shkencë, media, sport, biznes apo aktivitete tjera… nëse nuk kanë ambicie mos të futen fare, sepse bëhen barrë për të tjerët”, është shprehur Thaçi.

Ai ka theksuar se ambicia nuk duhet ngatërruar me karrierizmin, duke i cilësuar si dy koncepte të ndryshme.

“Janë dy kategori mendimi, sjelljeje dhe veprimi shumë të dallueshme. Nuk i ndan fija e perit, por vlera dhe deri ku shkon antivlera”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka përmendur edhe rrugëtimin e tij politik, duke thënë se në disa raste është tërhequr nga pozita të larta për arsye politike dhe institucionale.

Ai ka kujtuar vitet 2001 dhe 2014, kur, pavarësisht fitoreve zgjedhore, ishte tërhequr nga posti i kryeministrit, si dhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit në vitin 2020 para dërgimit në Hagë.

“Në politikë, jo rrallë një hap prapa të hap shtigje të reja, por mund edhe të të fundos. Varet si e menaxhon tërheqjen dhe për çfarë motivi ndërton rikthimin”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, suksesi politik kërkon durim, kontroll të egos dhe menaxhim të interesit personal në funksion të kauzës.

Që prej nëntorit të vitit 2020, 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi qëndrojnë të izoluar në Hagë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në shkurt të këtij viti, ata dolën për herë të tretë para Gjykatës Speciale për të dhënë deklarimet e tyre, ndërsa procesi ka nisur në prill 2023. Në deklarimet e secilit u bërtit me të madhe lufta për liri, pafajësia, Kosova e pavarur, masakrat nga regjimi serb dhe krenaria për UÇK. Avokatët mbrojtës kërkuan pafajësinë e tyre dhe mohuan akuzat e ngritura nga prokuroria duke i cilësuar si të pabazuara në fakte apo të vërteta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.