☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.89 ▲0.87%
ARI 3,882 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,040 ▼ -2.45% ETH $2,243 ▼ -0.86% XRP $1.2526 ▲ +0.93% SOL $95.4600 ▼ -1.02%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.89 ▲0.87 % ARI 3,882 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ekonomia do të vijojë të rritet edhe gjatë tre viteve të ardhshme

Banka e Shqipërisë vlerëson se “ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë tre viteve të ardhshme”.

Në raportin e publikuar së  fundi mbi politikën monetare, Banka Qendrore kostaton se,  “zgjerimi i kërkesës agregate (konsumit) do të sjellë rritje të mëtejshme të punësimit, duke krijuar premisa për rritje të pagave dhe të inflacionit të gjeneruar në vend”.

Paralelisht me të, frenimi i mbiçmimit të kursit të këmbimit do të reduktojë presionet dezinflacioniste të ardhura prej tij. Në përputhje me këtë skenar zhvillimesh, inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Paralelisht me zhvillimet pozitive të pritura sipas skenarit bazë, Këshilli Mbikëqyrës konstaton se balanca e rreziqeve vijon të mbetet e shmangur në kahun e poshtë. Në veçanti, ambienti i jashtëm, ecuria e kursit të këmbimit dhe ritmi i rritjes së kreditimit, mund të shmangin inflacionin në kahun e poshtëm të pritjeve tona.

Në këndvështrimin e analizave të thelluar, Banka Qendrore argumenton për projeksionet e rritjes së konsoliduar të ekonomisë në vendin tonë.

“Politika monetare do të vijojë të mbetet stimuluese edhe gjatë horizontit afatmesëm, ndonëse intensiteti i stimulit do të përshtatet me shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik. Dhe Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të përsërisë thirrjen për vijimin e reformave strukturore, si instrumenti më i mirë për nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”, citon raporti i BSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.