Ekonomia

Ekspertët: Kooperativat bujqësore, alternativa e duhur për rritjen e prodhimit

Ministria e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, ka në prioritetet e veta mbështetjen me politika, në drejtim të kooperativizmit në bujqësi duke synuar kështu në një organizim të prodhimit, që krijon mundësi më të mëdha për prodhime sipas standardeve të kërkuara nga tregu jo vetëm ai rajonal apo i BE-së por edhe nga ai lokal.

kooProjekti i filluar nga FAO në këtë drejtim, vijuar nga Kooperacioni Spanjoll si dhe asistenca e vazhdueshme teknike dhe jo vetëm e Qeverisë Japoneze kanë dhënë një ndihmë të konsiderueshme duke filluar që nga përmirësimi i kuadrit ligjor. Sot ne kemi një ligj te ri për shoqëritë kooperativiste në fushën e bujqësisë që ndikon ndjeshëm pozitivisht në fushën e prodhimit bimor dhe jo vetëm.

Hasan Halili, ekspert i bujqësisë në Këshillin e Agrobiznesit Shqiptarë, e sheh me optimizëm ngritjen e shoqërive bujqësore në vend, si alternativa që do të organizojë bujqësinë në një stad të ri zhvillimi. Halili shprehet se prej vitesh janë ndërmarrë iniciativa për krijimin e këtyre organizimeve të fermerëve në formë kooperativash, por nuk kanë funksionuar pasi mungonte baza ligjore dhe informacioni i nevojshëm për të sensibilizuar fermerët për kooperimin bujqësor.

Prodhim-bujqesor1Sipas tij, ngritja e shoqërive bujqësore vlerësohet si formalizimin i bujqësisë ndërsa shton ai, “Krijimi i kooperativave në vend do të thotë prodhime të kontrolluara dhe cilësore, si dhe dalje në treg me një kosto më të ulët”. Ekspertët janë të mendimit se edhe qytetari i thjeshtë ka përfitim të dyfishtë nëse fermerët bashkohen në shoqëri bujqësore, pasi konsumon produkte më të sigurta dhe i blen ato me çmime më të ulëta. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një takim që zhvilloi pak ditë më parë me fermerë nga rrethe të ndryshme të vendit tha se, “qeveria është e gatshme për mbështetjen e fermerëve në krijimin e kooperativave bujqësore”.

“Ky model bujqësor është konkurues, prodhues dhe mbizotërues në treg dhe eksport”-tha ministri Panariti, duke nënvizuar se,“Qeveria është e vendosur për të mbështetur këtë formë bashkëpunimi të fermerëve të organizuar në një prodhim me një profil të caktuar, me një prodhim bujqësor që kërkohet nga tregu, që është i konkurueshëm dhe që prodhohet me kosto të ulët. Me fondet që ne disponojmë dhe me fondet e BE-së, ne këto modele duhet t’i bëjmë masive”, u shpreh ministri Panariti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button